Ministri në detyrë i Infrastrukturës Dimal Basha ka bërë të ditur se projekti rrugor Livadhet e Istogut – Mokna, në komunën e Istogut, pritet të përfundojë brenda këtij viti bazuar në dinamikën aktuale të punimeve.

Sipas Bashës, në Fazën II të projektit deri më tani janë asfaltuar rreth 8.2 kilometra, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 3.7 kilometra për asfaltim. Ai shtoi se në Fazën I punimet janë realizuar në masën rreth 90 për qind.


Basha bëri të ditur se Faza I e projektit ka vlerë prej 855,185.02 eurosh dhe përfshin një gjatësi prej 7,266 metrash.

Ndërsa, Faza II ka vlerë prej 2,844,411.83 eurosh dhe përfshin 11,907 metra rrugë.

Sipas tij, projekti në tërësi arrin një gjatësi prej afro 20 kilometrash, ndërsa vlera totale e investimit është 3,699,596.85 euro.

Ai theksoi se ky investim do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë dhe krijimin e kushteve më të mira të qarkullimit për banorët dhe të gjithë shfrytëzuesit e kësaj rruge. /Telegrafi/