LAJMI I FUNDIT:

Kosova, lidere në Ligën C të Ligës së Kombeve – mposhtin Maqedoninë e Veriut me rezultat komod

Kosova, lidere në Ligën C të Ligës së Kombeve – mposhtin Maqedoninë e Veriut me rezultat komod

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot ka arritur fitoren e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve. Dardanet e kanë mposhtur Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 3:1.

Përzgjedhësja e Kosovës Anneli Andersen kishte vendosur formacionin me këtë përbërje: në portë Alma Demiri, në krahun e majtë të mbrojtjes Fatlinda Ramajn, qendërmbrojtëse Feride Kastrati dhe Blerta Smaili, mbrojtëse e djathtë Edona Kryeziun, mesfushën ia besoi Lumbardha Misinit, Donjeta Halilajt dhe Venera Rexhit, derisa në sulm Andersen vendosi Valentina Limanin bashkë me sulmuesen e majtë Valentina Metaj dhe në të djathtën kapitenen Erëleta Memeti.


Pjesa e parë filloi mbarë pasi që Kosova qysh në çerekun e parë të lojës arriti të sigurojë rezultatin pozitiv. Në minutën e shtatë, epërsinë Kosovës ia siguroi Donjeta Halilaj, e cila me saktësi ekzekutoi penalltinë e fituar paraprakisht nga Memeti.

Po kaq minuta më vonë, Kosova pati një rast tjetër, të cilin e konkretizoj përmes Erëleta Memetit për 2:0. Dardanet me intensitet te lartë të lojës vazhduan paraqitjen edhe më tutje. Kështu në minutën e 34-t Kaltrina Biqkaj shënoi pas një depërtimi vetjak, duke thelluar epërsinë në 3:0.

Në pjesën e dytë Kosova luajti me më shumë komoditet për shkak të rezultatit të thellë që kishte siguruar në pjesën e parë. Ndërkohë një minutë para se të përfundojë koha e rregullt, Maqedonia e Veriut shënoi golin e ngushëllimit përmes Olivera Cokleskas. Gjithsesi, ky gol ishte i vonshëm për mysafiret që të riktheheshin në lojë dhe kësisoj ndeshja u përmbyll me rezultat 3:1.

Kosova do të vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Kombeve në nëntor, ku do të përballet me Bullgarinë, ndeshje e cila do të jetë përcaktuese për pozitën e parë në grup dhe për promovim në Ligën B. Aktualisht Kosova ka dy fitore dhe një barazim.

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori