LAJMI I FUNDIT:

Koeman beson se Barcelona meritoi më shumë pas eliminimit nga PSG

Koeman beson se Barcelona meritoi më shumë pas eliminimit nga PSG

Ronald Koeman ka mbetur i kënaqur me lojën e Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve, por jo edhe me eliminimin, pasi beson se ekipi i tij meritoi më shumë.

Barcelona luajti baras 1-1 në ndeshjen kthyese ndaj PSG-së, por patën shumë raste për të kaluar në epërsi dhe për t’i dhënë kahe tjetër ndeshjes.


“Ne jemi eliminuar, por largohemi duke u ndjerë mirë për veten”, ka thënë fillimisht trajneri holandez pas ndeshjes.

Nuk ndodh befasia, eliminohet Barcelona – PSG vazhdon në çerekfinale
Lexo po ashtu Nuk ndodh befasia, eliminohet Barcelona – PSG vazhdon në çerekfinale

“Ne patëm shanse për t’i bërë gjërat të vështira për kundërshtarin. Luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer, ishim superiorë, me një qëndrim të shkëlqyeshëm”.

“Ne merituam më shumë. Të paktën një epërsi 1-2 në pjesën e parë. Kjo do të kishte bërë të gjithë ndryshimin”.

Barcelona humbi një sërë shansesh, veçanërisht në pjesën e parë, kështu që a mendon Koeman se mund të kishin bërë më shumë me një numër 9-të në fushë?

“Është e vërtetë. Nuk është gjithashtu normale të krijosh kaq shumë shanse kundër një ekipi të fortë, si sot”.

Notat e lojtarëve: PSG 1-1 Barcelona, Navas më i miri në fushë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: PSG 1-1 Barcelona, Navas më i miri në fushë

“Ne morëm rreziqe, duhej të mbronim një kundër një. Unë mendoj se loja pa top sot ishte fenomenale”.

“Ne duhet të jemi më klinikë. Ky është ndryshimi midis nesh. Me shumë më pak shanse [në Camp Nou], ata shënuan më shumë gola”, përfundoi Koeman. /Telegrafi/