LAJMI I FUNDIT:

Klubi uellsian thyen rekordin e Ajaxit për numrin e fitoreve radhazi

Klubi uellsian thyen rekordin e Ajaxit për numrin e fitoreve radhazi

Një skuadër futbolli në Uells ka arritur të tërheqë vëmendjen që nuk e kishte arritur kurrë ndonjëherë prej krijimit, për shkak të thyerjes së një rekordi që zgjaste prej 44 vjetësh.

Ekipi i New Saints që është kampion i Uellsit, mori fitoren e 27 radhazi në ndeshjen e fundit të zhvilluar, çka nënkupton se me këtë sukses arriti të kalojë Ajaxin dhe rekordin e holandezëve të vendosur në vitin1972.


Skuadra e TNS fitoi 2-0 kundër Cefn Druids për të vënë këtë rekord, transmeton TCH.

“Ne nuk mund të krahasohemi me Ajaxin e atyre viteve as në cilësi dhe as në serinë e fitoreve. Por nëse llogaritim futbollin në Uells, atëherë kjo është një arritje fantastike”, ka thënë menaxheri Kreg Harrison.

Klubi ishullor ka fituar 21 ndeshjet e këtij sezoni në Uells, si dhe ka marrë fitore në Kupën vendase dhe në Scottish Challenge Cup, që përfshin dhe ekipe nga Uellsi dhe Irlanda e Veriut.