LAJMI I FUNDIT:

Klopp i ngazëllyer nga fitorja e Liverpoolit kundër Napolit

Klopp i ngazëllyer nga fitorja e Liverpoolit kundër Napolit

Jurgen Klopp shpjegon se si Liverpooli mësoi nga humbja e tyre 4-1 ndaj Napolit dhe nuk përsëriti të njëjtat gabime kundër një skuadre që luan futboll të mirë, për të fituar në Anfield 2-0 me golat e Mohmed Salah dhe Darwin Nunez.

Partenopeit kishte fituar 13 ndeshje radhazi në të gjitha garat, duke përfshirë një rezultat 4-1 kundër Liverpoolit në “Stadio Diego Armando Maradona” në shtator.

Leo Ostigard e pa golin e tij me kokë të anuluar për pozitën jashtë loje, që është edhe mënyra se si Darëin Nunez shënoi golin e dytë pas ndërprerjeve.

“Do të kisha shijuar ndeshjen edhe pa golat”, deklaroi Klopp pas ndeshjes për BT Sport.

“Sonte treguam një reagim vërtet të mirë. Të qenit kompakt bën të gjithë ndryshimin, papritur ne kemi sfidat në hapësirat e duhura, jemi të vështirë të luajmë kundër, dhe me të vërtetë nëse e shihni se çfarë është në gjendje të bëjë Napoli për momentin… ishte një lojë vërtet, shumë e mirë nga ne”.

“Djemtë luajtën një lojë të mirë, shumë kurajo, pashë trimëri, kaluan në sfida, bënë një luftë të duhur, pastaj dy gola na sjellin tre pikët. Marrja e 15 pikëve në një grup të Ligës së Kampionëve është absolutisht e çmendur”, ka shtuar më tej trajneri gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori