LAJMI I FUNDIT:

Klopp e mirëpret përballjen me Atalantën, thotë se e respekton skuadrën italiane

Klopp e mirëpret përballjen me Atalantën, thotë se e respekton skuadrën italiane

Nuk ishte një short me fat për Atalantën, që do të ketë përballë Liverpoolin në çerekfinale të garës së dytë më të madhe evropiane për klube, Ligës së Evropës.

Megjithatë sa i përket skuadrës angleze Liverpool ata mbesin favorit absolut, sëpaku në letër përballë secilit kundërshtar.


Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ndalur të flas për përballjen me Atalantën, duke thënë se i respekton skuadrën italiane.

Klopp pati një kërkesë të veçantë në drejtim të Salah gjatë ndeshjes me Sparta Pragën
Lexo po ashtu Klopp pati një kërkesë të veçantë në drejtim të Salah gjatë ndeshjes me Sparta Pragën

“Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, ne kemi luajtur kundër zikaltërve. Nuk është se i kam parë 500 herë që atëherë, por Atalanta ka të njëjtin trajner, jam shumë i sigurt se ai ka ende një strukturë të ngjashme”.

“Që do të thotë se do të jetë një kundërshtare e pakëndshme për ne, e organizuar shumë mirë”.

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Evropës, nuk mungojnë përballjet interesante
Lexo po ashtu Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Evropës, nuk mungojnë përballjet interesante

“Është një çerekfinale, nuk prisja ndonjë kundërshtar të lehtë, sidomos duke pasur parasysh të gjitha realitetet e përfshira. Mezi pres të luaj kundër Atalantës, një ekip që e respektoj shumë për atë që ka bërë vitet e fundit. Ata kanë pasur performancë konstante”, deklaroi Klopp. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori