eksperti-banner

Kim Kardashian di gjithmonë se si të rrëmbejë vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.

Ajo është shumë aktive në Instagram dhe SnapChat, përmes së cilave shfrytëzon rastin që të ndajë çdo ditë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria.


kimm2

Së fundmi, Kim ka publikuar një video në SnapChat, duke bërë të qeshin fansat e saj.

38-vjeçarja nuk i ka shpëtuar trendit të filtrave që të shfaqin në gjininë e kundërt, ndaj ka vendosur të provojë se si do të dukej sikur të ishte mashkull.

kim1 5 e1559120371521

Flokët e gjata e grimi i theksuar sërish vërehen brenda fotografive, gjersa në sy bien edhe vetullat e saj.

Këto imazhe kanë bërë për të qeshur një numër të madh fansash në SnapChat, ndaj të njëjtat Kim i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në InstaStory.

kim2 6 e1559120405636

Përndryshe, këtë muaj ajo është bërë nënë për herë të katërt e një djali të ardhur në jetë nga një nënë zëvendësuese, të cilin e ka pagëzuar me emrin Psalmi. /Telegrafi/

kimm3