LAJMI I FUNDIT:

Këta janë 10 mbrojtësit më të shtrenjtë në histori: Lucas Hernandez kalon në pozitën e dytë

Këta janë 10 mbrojtësit më të shtrenjtë në histori: Lucas Hernandez kalon në pozitën e dytë

Lucas Hernandez e ka kompletuar transferimin e tij nga Atletico Madrid te Bayern Munich, me të cilët do ta bashkohet në verë.

Çmimi që është paguar për të është 80 milionë euro.


Më i shtrenjtë se ai është vetëm mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

10. Leonardo Bonucci (42 milionë euro)

Një transferimi brenda Italisë, që njihet si vendi i mbrojtjeve të hekurta. Bonucci kishte lënë Juventusin për të kaluar te Milani në verën e vitit 2017. Ai u rikthye pas një viti.

(Foto: Getty Images)

9. Thiago Silva (42 milionë euro)

Dikur prej më të mirëve në botë, la Milanin për tu bashkuar me projektin e PSG që u ble në atë kohë nga Nasser Al Khelaifi. Kalimi u bë në sezonin 2012/13.

8. Nicolas Otamendi (44.6 milionë euro)

Mbrojtësi i katërt i Manchester Cityt në listë. Ai erdhi nga Valencia te Manchester City në fillimin e sezonit 2015/16.

7. Rio Ferdinand (46 milionë euro)

Për shumë vite anglezi ka qenë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Ai kaloi nga Leeds United te Manchester United në vitin 2002.

6. David Luiz (49.5 milionë euro)

Braziliani nuk pëlqehej nga Jose Mourinho dhe e la Chelsean për tu bashkuar me PSG në vitin 2014. Ai u rikthyes pas dy vitesh në klubin parisien.

5. John Stones (56 milionë euro)

Edhe një tjetër rekord i Manchester Cityt. Mbrojtësi anglez u bashkua nga Evertoni në vitin 2016.

4. Benjamin Mendy (57 milionë euro)

Francezi kishte lënë Monacon për të kaluar te Manchester City në vitin 2017. Ai është kushtëzuar nga shumë dëmtime.

3. Kyle Walker (60 milionë euro)

Mbrojtësi i djathtë ka kaluar nga Tottenhami te Manchester City në verën e vitit 2017.

2. Lucas Hernandez (80 milionë euro)

Ai do të kalojë nga Atletico Madridi te Bayern Munich, duke u bërë mbrojtësi i dytë më shtrenjtë në botë. Ai bashkohet me klubin e ri në korrik.

Lucas Hernandez (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

1. Virgil Van Dijk (85 milionë euro)

Holandezi kaloi nga Southampton te Liverpooli duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ai e ka përmirësuar dukshëm Liverpooli, por së fundmi edhe kombëtaren holandeze. /Telegrafi/