PDK vazhdon aksionin para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës edhe sot ka vazhduar aksionin simbolik para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar kështu konstituimin e Kuvendit.
PDK para qeverisë sot ishte me asamblistë dhe aktivistë nga Prizreni dhe Suhareka.
“PDK, së bashku me asamblistë dhe aktivistë nga Prizreni e Suhareka, kërkon edhe sot, me vendosmëri, konstituimin e Kuvendit, rikthimin e rendit kushtetues dhe përfundimin e krizës shtetërore që çdo ditë e më shumë po rëndon mbi qytetarët dhe mirëqenien e tyre”, shkruan PDK. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































