LAJMI I FUNDIT:

Kështu iu urojnë Leka dhe Elia festat e fundvitit (Foto)

Kështu iu urojnë Leka dhe Elia festat e fundvitit (Foto)

Martesa e tyre bëri shumë bujë këtë vit, dhe tani ata janë zyrtarisht Princi dhe Princesha e kombit.

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë ndër personazhet më të dashura për publikun, dhe kjo ka ndikuar që jeta e tyre të zgjojë kureshtjen tek fansat, të cilët i ndjekin vazhdimisht në rrjetet sociale.


Me ardhjen e festave, edhe çifti mbretëror ka filluar përgatitjet dhe në ambientin e tyre tashmë mbizotëron aroma festive.

Ka qenë së fundmi Elia ajo që ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet bashkë me Lekën pranë bredhit të Vitit të Ri si dhe qenushëve të tyre, teksa urojnë përmes statusit të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit.

Ata shihen më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit, duke arritur kështu të marrin plot urime edhe nga ndjekësit e tyre. /Telegrafi/

Ky është urimi i Princit Leka dhe Princeshës Elia për festat e fundvitit. Foto nga Instagram.