LAJMI I FUNDIT:

Kështu duket Mercedes-AMG GT3 (Foto)

Kështu duket Mercedes-AMG GT3 (Foto)

Përveç modeleve Pullman S-Class, G500 4×4² dhe serisë së veçantë SL Mille Miglia, kompania Mercedes në panairin e 85-të të veturave në Gjenevë, do të prezantojë edhe modelin Mercedes-AMG GT3.

Kreu i AMG-së, Tobias Moers, edhe më parë ka konfirmuar për mediat se ky version tashmë është në zhvillim, ndërsa së fundmi është konfirmuar edhe zyrtarisht përmes fotografive dhe një deklaratë të shkurtër, transmeton Koha.net. Tash, janë publikuar edhe disa fotografi të reja si paralajmërim për premierën e tij të afërt.


Deri më tani nuk ka detaje konkrete në lidhje me këtë veturë, por në bazë të fotografive të publikuara më parë është e dukshme se ka Wide Body Kit, hapësira të reja për ajër, spoiler të pasmë të madh, si dhe kafazin mbrojtës dhe timonin garues.

Prandaj, detajet konkrete ende kanë për të ardhur, ndërsa duhet theksuar se Mercedes-AMG GT3 do të garojë në kampionatin FIA GT3 2016.

amg1 amg2 amg3