LAJMI I FUNDIT:

“Më kërkonin të vrisja veten”, Taylor Swift rrëfen periudhën e vështirë pas debatit me Kim Kardashian dhe Kanye West

“Më kërkonin të vrisja veten”, Taylor Swift rrëfen periudhën e vështirë pas debatit me Kim Kardashian dhe Kanye West
Taylor Swift (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Si thuajse çdo i famshëm tjetër, edhe Taylor Swift ka pasur problemet e veta në karrierë.

Ajo kujtoi së fundmi në një intervistë për “Vogue” se si drama e përjetuar në vitin 2016 falë debatit me Kim Kardashian dhe Kanye West, e kishte bërë për trajtim psikologjik.

E gjithë kjo filloi kur Kanye në një prej rreshtave të këngëve të tij, ia kishte bërë me dije këngëtares Swift se ishte ai që e kishte bërë të famshme.

Taylor Swift (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Taylor në intervistën e fundit për “Vogue” ka treguar se si kishte marrë mesazhe të shumta nga fansat e çiftit, disa prej të cilëve i kishin sugjeruar edhe të vrasë veten.

“Nuk mendoj se ka shumë njerëz që e kuptojnë se çfarë do të thotë të urrehesh nga miliona persona. Kur thua që dikush është anuluar, nuk është një spektakël televiziv. Është një njeri. Të gjithë dërgonin mesazhe të shumta që ose të mbyllja gojën, të zhdukesha ose të ndahesha nga jeta”, ka thënë Taylor.

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

“Me miliona njerëz më thonin që të zhdukesha, kështu që unë u zhduka”, tha më tej 29-vjeçarja, e cila kishte pauzuar paksa në atë kohë.

“E dija menjëherë se duhej të bëja muzikë në lidhje me të sepse e dija se ishte mënyra e vetme që mund ta mbijetoja. Ishte e vetmja mënyrë për të ruajtur shëndetin tim mendor dhe gjithashtu të tregoja historinë e asaj se si është të kalosh nëpër diçka kaq poshtëruese”, potencoi Swift.

Përndryshe, është bërë e ditur se më 26 gusht, ajo do të ngjitet në skenën e madhe të MTV Video Music Awards, për të performuar hitet e saj më të fundit. /Telegrafi/

Taylor Swift do të performojë sivjet në MTV Video Music Awards (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori