LAJMI I FUNDIT:

Karim Benzema vs Lionel Messi: Përballja e liderëve të Real Madridit dhe Barcelonës në El Clasico

Karim Benzema vs Lionel Messi: Përballja e liderëve të Real Madridit dhe Barcelonës në El Clasico

El Clasico do të jetë një ndeshje emocionuese, ku Real Madridi dhe Barcelona luajnë për titull, ndërsa të dyja ekipet kanë lojtarë jashtëzakonisht vendimtare në sulmet e tyre, si Karim Benzema dhe Lionel Messi.

Secili nga kjo dyshe futet në lojë në formën më të shkëlqyeshme dhe nuk është e ekzagjeruar të thuash që rezultati i ndeshjes të së shtunës në mbrëmje mund të vendoset nga këta të dy.


Benzema ka shënuan 12 gola në 15 ndeshje që nga fundi i vitit. Dhjetë nga to kanë ardhur në La Liga, ndërsa llogaritej si befasi që ai nuk shënoi kundër Liverpoolit të martën.

Përpara kësaj ndeshje, Nr.9 kishte shënuar në shtatë ndeshje radhazi, ku e drejtoi Real Madridin.

Getafe, Valencia, Atletico Madrid, Elche, Atalanta, Celta Vigo dhe Eibar ishin viktimat e tij, pasi ai shënoi nëntë gola në shtatë ndeshje.


Benzema udhëheq Real Madridin

Francezi ka 24 gola në 34 ndeshje këtë sezon, që është mesatarja e tij më e mirë e golave ​​që prej ardhjes në klub. Nëse ai vazhdon të shënojë me këtë ritëm, ai do të thyej rekordin e tij me 32 gola kur ishte në krye të skuadrës Jose Mourinho.

Golat e Benzemas e kanë sjellë Realin në garën për titull, dhe janë në rrugë të mirë drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Me 18 golat e tij në La Liga ai është në garë me emra si Gerard Moreno dhe Luis Suarez në garën për Pichichin, ndërsa Lionel Messi është katër gola përpara.


Messi lider i Barcelonës

Barcelona u mendua si pretendente për titull, por tani e kanë titullin në duart e tyre. Një nga arsyet kryesore për kthesën e tyre të jashtëzakonshme ka qenë forma e jashtëzakonshme e Lionel Messit në vitin 2021.

Messi filloi të ndihej rehat nënd drejtimin e Ronald Koeman, kur provoi disa sisteme të ndryshme,  dhe i gjet adekuati për argjentinasin.

Që nga 1 janari, Messi ka shënuar 16 gola në 13 ndeshje në La Liga. Ai pothuajse i vetëm e ka udhëhequr Barcelonën në garën për titull, duke shkurtuar epërsinë e Atletico Madridit.

Ai do të dëshirojë të shënojë golin e tij të parë në El Clasico që nga viti 2018.

Në “Santiago Bernabeu”, Messi pothuajse gjithmonë shënonte. Ai ka fituar 12 ndeshje atje dhe ka shënuar 15 gola.


Golat dhe paraqitjet e dyshes 


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori