Chelsea ia mbyll derën Barcelonës për yllin e skuadrës, e sheh si të paprekshëm


Barcelona nuk do ta ketë të lehtë të gjejë një alternativë për Julian Alvarezin, pasi një tjetër objektiv është praktikisht jashtë tregut.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Joao Pedro nuk konsiderohet një opsion realist për Barcelonën nëse dështon transferimi i Julian Alvarezit.
Megjithëse klubi katalunas është lidhur me sulmuesin brazilian, Romano ka bërë të qartë se një marrëveshje është pothuajse e pamundur.

Chelsea nuk ka ndërmend ta shesë Joao Pedron gjatë kësaj vere dhe e konsideron atë një lojtar të paprekshëm në projektin e klubit.
Sulmuesi 24-vjeçar iu bashkua Chelseat nga Brightoni në vitin 2025 dhe ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2033.
Për këtë arsye, Barcelona do të duhet të kërkojë alternativa të tjera në rast se nuk arrin të sigurojë shërbimet e Julian Alvarezit./Telegrafi/










































