LAJMI I FUNDIT:

Karim Benzema do të rikthehet në Bernabeu vitin e ardhshëm

Karim Benzema do të rikthehet në Bernabeu vitin e ardhshëm

Kanë kaluar katër muaj që kur Karim Benzema u largua nga Real Madridi, por është ende e vështirë për madrilenët që ta pranojnë këtë largim vetëm për faktin se erdhi papritur.

Pasi fitoi gjithçka që mund të fitohej me Los Blancos, francezi u largua në drejtim të Al Ittihad, ku duket se po e shijon jetën atje.


Real Madridi në anën tjetër nuk ishte në gjendje të gjejë pasardhësin e tij, andaj fanella me numrin ‘9’ për këtë sezon ka mbetur bosh.

Megjithatë, sipas një raporti të fundit nga Marca, Karim do të kthehet në Spanjë në vitin 2024, edhe pse jo për shumë kohë.

Gazetari Jose Felix Diaz pretendon se Real Madridi ka në plan të nderoj karrierën e Benzemas duke aranzhuar një miqësore ndaj skuadrës saudite në Bernabeun e ri verën e ardhshme.

Benzema ishte bërë pjesë e klubit spanjoll në vitin 2009 pasi u transferua nga Lyoni për shifrën e 35 milionë eurove.

Gjatë qëndrimit në klub për më shumë se një dekadë, ai shënoi plot 354 gola dhe kontriboi me 165 asistime.

Në këtë periudhë ai fitoi 25 trofe në mesin e të cilave pesë herë Ligën e Kampionëve, si dhe u shpall fitues i Topit të Artë në vitin 2022 pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në atë kompeticion./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori