LAJMI I FUNDIT:

Karim Adeyemi i komenton në shqip Loredanës në fotografitë e fundit në Instagram

Karim Adeyemi i komenton në shqip Loredanës në fotografitë e fundit në Instagram
Foto: Loredana/Instagram

Reperja e famshme Loredana Zefi dhe futbollisti Karim Adeyemi kanë krijuar një ndër marrëdhëniet më të komentuara dhe të ndjekura nga fansat dhe publiku.

Marrëdhënia e tyre, e cila shtrihet përtej skenave dhe fushave të lojës, është një dëshmi e qartë e ndjenjave të forta dhe respektit të ndërsjellë që mbizotërojnë mes tyre.


Hapi i parë i ndërmarrë nga futbollisti Karim Adeyemi drejt Loredanës ka qenë një fillim premtues për një marrëdhënie që përfundimisht do të çonte në zyrtarizimin e lidhjes së tyre të dashurisë.

Ky fillim ka hapur rrugën për një sërë momentesh të përbashkëta dhe të ndarë me fansat dhe publikun, duke ngritur nivelin e pritshmërive për një harmoni të shëndetshme mes jetës private dhe asaj publike.

Çifti, i cili tashmë shihet shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, ka bërë të qartë për të gjithë se sa të rëndësishëm janë për njëri-tjetrin.

Madje, Karim duket se ka mësuar pak edhe nga gjuha amtare e Loredanës (shqip), pasi në fotografitë e fundit që ajo ka publikuar në Instagram, ai i ka komentuar me fjalët “Jeta jeme (ime)”.

Kanë qenë vetë fotografitë e postuara nga dyshja, të cilat zbulohen në rrjete sociale, ato që kanë folur më shumë se fjalët, duke transmetuar lumturinë dhe dritën që ata ndajnë së bashku.

Foto: Loredana Zefi/Instagram

Në komentin që futbollisti ka lënë në gjuhën shqipe, ka pasur një valë të madhe replikash nga fansat e çiftit, kryesisht nga audienca shqiptare. /Telegrafi/