LAJMI I FUNDIT:

Kandidati presidencial i Barcës, Laporta i befason tifozët e Realit me poster reklamues në afërsi të Santiago Bernabeut

Kandidati presidencial i Barcës, Laporta i befason tifozët e Realit me poster reklamues në afërsi të Santiago Bernabeut
(Foto: Twitter/Joan Laporta Estruch)

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili është kandidat për t’u kthyer në postin e mëparshëm, i ka befasuar tifozët e Real Madridit me vendosjen e një posteri të madh reklamues vetëm disa qindra metra nga Santiago Bernabeu.

Laporta, i cili i ka udhëhequr Blaugranët gjatë viteve 2003-2010, është në garë për ta zëvendësuar Josep Maria Bartomeun në zgjedhjet presidenciale të klubit që mbahen në muajin mars.


Por, mëngjesin e të martës, tifozët e Realit janë zgjuar për të parë posterin e madh të portretit të tij në një ndërtesë që ndodhet shumë pranë stadiumit të Los Blancos.

(Foto: Twitter/Joan Laporta Estruch)

“Mezi pres t’ju shoh sërish”, është mbishkrimi, të cilin Laporta e ka zgjedhur si moto.

Laporta favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Barcelonës, ish-presidenti i kataluansve premton pesë top blerje për ta rikthyer klubin në majat e futbollit
Lexo po ashtu Laporta favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Barcelonës, ish-presidenti i kataluansve premton pesë top blerje për ta rikthyer klubin në majat e futbollit

Ndryshe, 58-vjeçari konsiderohet favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Barcelonës dhe ka premtuar pesë top-blerje për ta rikthyer klubin në majat e futbollit. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Joan Laporta Estruch)

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola: Man Utd, Chelsea dhe Arsenali duhet t'i kishin fituar të gjithë trofetë nëse paratë do të ishin gjëja më e rëndësishme

Guardiola: Man Utd, Chelsea dhe Arsenali duhet t'i kishin fituar të gjithë trofetë nëse paratë do të ishin gjëja më e rëndësishme

Premier League
Futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme, tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale

Futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme, tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale

Premier League
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Vitor Roque i ofrohet gjigantit italian

Vitor Roque i ofrohet gjigantit italian

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Dy gjigantët evropianë rivalizojnë Barcelonën për transferimin e Xavi Simonsit

Dy gjigantët evropianë rivalizojnë Barcelonën për transferimin e Xavi Simonsit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori