LAJMI I FUNDIT:

Juventusit i kushton 80 milionë euro shitja e Moratas

Juventusit i kushton 80 milionë euro shitja e Moratas

Nëse Juventus do ta shes sulmuesin Alvaro Morata para 16 korrikut, ata do të duhet t’i paguajnë Real Madrid 80 milionë euro klauzolën.

Tani mediet italiane kanë publikuar kontratën e plotë të marrëveshjes, duke zbuluar detajet e sakta të operacionit të kalimit të Moratas nga Madridi në Juventus.

Real Madrid do të duhet të paguajnë 30 milionë euro Juventusit, nëse ata vendosin që Moratan ta kthejnë prapa, nëse ai ka luajtur gjysmën apo më shumë se gjysmën e ndeshjeve zyrtare me Juventusit.


Kurse, nëse ai ka luajtur në mes të një të katërtën dhe gjysmën e lojërave, ata do të duhet të paguajnë 25 milionë euro, ndërsa më pak se një e katërta e lojërave do të thotë një pagesë prej 20 milionë euro.

Por, klauzola e Morates që të largohet nga Juventus arrin vlerën në 80 milionë euro, që do të thotë se në qoftë se klubi nga Torino vendos të shes spanjollin para korrikut 2017, ata do të duhet të paguajnë këtë shumë në mënyrë të plotë në klub nga Madrid.

Spanjolli ishte blerë në vitin 2014, për 20 milionë euro nga Biankonerët.