LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez pohojnë se janë bashkë pas raportimeve të shumta rreth ndarjes

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez pohojnë se janë bashkë pas raportimeve të shumta rreth ndarjes
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Getty Images)

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez thonë se janë ende një çift, pavarësisht lajmeve të shumta që qarkulluan të premten (12 mars) ku pretendohet se dyshja kanë ndarë rrugët.

Këngëtarja e “On the Floor”, 51 vjeçe dhe ish-lojtari i bejsbollit 45vjeçar konfirmuan se janë akoma një çift në një deklaratë të ndarë me Fox News të shtunën.


“Të gjitha lajmet janë të pasakta. Ne po punojmë për disa gjëra”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Getty Images)

Lajmi vjen pak pas raportimeve të mëdha që u bënë të premten duke përmendur ndarjen e çiftit të famshëm. Në një raportim fillestar thuhej se Lopez ishte e zënë në Republikën Dominikane duke xhiruar një film, gjersa Rodriguez në Miami duke u përgatitur për sezonin e bejsbollit.

Raportimet e së premtes gjithashtu treguan për thashethemet e mëparshme që buronin nga fillimi, për një romancë të pretenduar midis Alex dhe yllit të “Southern Charm”, Madison LeCroy. Burime të shumta treguan në atë kohë se nuk kishte asnjë lidhje midis të dyve, megjithatë.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Getty Images)

“Jennifer dhe Alex kanë gjëra shumë më të mëdha – si bizneset dhe fëmijët e tyre [përkatës] – për t’u shqetësuar”, pohoi burimi.

J.Lo këtë vit ndërkohë planifikonte të martohej me Alex Rodriguez, por që dasma e tyre nuk u realizua akoma për shkak të pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Evan Agostini/Invision/AP)

Në trend Magazina

Më shumë

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella "djeg" rrjetin me imazhet provokuese nga pushimet në Meksikë

Magazina
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina
Dua Lipa në një

Dua Lipa në një "dimension" tjetër në setin fotografik për revistën e njohur

Magazina
Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Kalo në kategori