LAJMI I FUNDIT:

Javier Tebas i jep një këshillë të dhimbshme Barcelonës: Bëjeni këtë dhe nuk do të keni më krizë financiare

Javier Tebas i jep një këshillë të dhimbshme Barcelonës: Bëjeni këtë dhe nuk do të keni më krizë financiare

Javën e kaluar, presidenti i La Ligas , Javier Tebas doli për të thënë se Kylian Mbappe , lojtari më i shtrenjtë në botë, është praktikisht një lojtar i Real Madridit.

Këtë javë, ai po i kërkon Barcelonës të shesë lojtarët e saj të mëdhenj për të balancuar rezervat e tyre.


I pari i La Ligas ka thënë se kriza financiare e katalunasve do të merr fund nëse Barça do t’i shes dy ose tre yjet e ekipit.

Ka një mundësi që Xavi të mbetet te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm, zbulohet përpjekja e Joan Laportas
Lexo po ashtu Ka një mundësi që Xavi të mbetet te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm, zbulohet përpjekja e Joan Laportas

“Barça do të dalë nga situata në të cilën ndodhet”, u tha Tebas gazetarëve në një ngjarje.

“Barça ka dy ose tre lojtarë të nivelit të lartë të cilët mund t’i shesë dhe me këtë, zgjidh një pjesë të madhe të problemit dhe gjeneron të ardhura. Ata kanë më shumë opsione”.

“Ata janë një klub që fiton gati 1 miliard euro. Nuk do të bëhet kështu, me siguri. Ata po kalojnë, si shumë klube, një situatë të komplikuar dhe ‘Fair Play Financiar’ ynë i detyron ata të jenë aty ku janë”.

Ka klauzolë largimi prej 1 miliard euro, por Barcelona e gatshme ta shes yllin e saj për vetëm 40 milionë
Lexo po ashtu Ka klauzolë largimi prej 1 miliard euro, por Barcelona e gatshme ta shes yllin e saj për vetëm 40 milionë

“Por ata ende nuk janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe kanë shanse për të fituar La Ligën spanjolle”, përfundon Tebas.

Emrat më të përfolur për tu larguar nga Barcelona gjatë verës janë Raphinha, Ansu Fati, Frenkie de Jong, Ronald Araujo dhe Jules Kounde. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori