Isco nuk pritet të qëndrojë më gjatë se deri në janar te Real Madridi.

Mesfushori spanjoll vazhdon t’i ketë hapësirat e limituara nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane.

28-vjeçari ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje këtë edicion, kryesisht duke u inkuadruar nga banka rezervë, por pa arritur të shënoj ose asistoj.

Reprezentuesi i Spanjës ka vendosur të largohet nga Santiago Bernabeu në verë, teksa pesë është numri i skuadrave që e duan atë.

Inter dhe Juventus janë dy skuadrat e mëdha italiane që duan shërbimet e tij, teksa Everton dhe Arsenal interesohen në Angli.

Skuadra e fundit që i është bashkuar garës për Iscon është Sevilla.

Reali duket se është pajtuar ta largojë lojtarin në janar dhe nga shitja e tij synon të fitojë rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/