Hiti i javës, “Fitore e Sinqertë”

Unikkatil dhe 2po2 kanë realizuar një “Fitore të Sinqertë” të radhës pasi kanë deklasuar ‘rivalët’ për t’u shpallur në krye të top listës për javën e parë në muajin qershor dhe javën e parë në top listën tonë me plot 8148 vota të grumbulluara.
Hitit të javës është munduar t’i bëjë konkurrencë “Tallava”-ja e famshme e Florit me 2490 vota, kurse fituesja e Top Fest, Elvana Gjata me baladën “Me Ty” ka arritur të zë pozitën e tretë.
Renditja e plotë për hitin e javës:
Vendi | Këngëtari/kënga | Votat |
1 | 8148 | |
2 | Flori - Tallava | 2490 |
3 | Elvana Gjata - Me Ty | 1948 |
4 | Noizy feat. Eni Koçi - So Hot | 1408 |
5 | Kaos - Le t'kallen | 962 |
6 | Mc Kresha feat. Lyrical Son | 826 |
7 | Albatriti, Flori dhe Noga - Tequila Vava | 777 |
8 | Tingulli 3nt. Feat. Lyrical Son - Na e Bojna Nice | 594 |
9 | Ermali feat. Nora - Une e di | 306 |
10 | Argjentina Ramosaj - Perfekt | 205 |
Dhe, menjëherë do të hapet sondazhi për hitin e javës së dytë për muajin qershor, ndërsa në konkurrim nga kjo javë nuk do të jetë hiti i javës (që do të jetë në garë për hitin e muajit qershor), dhe dy këngët me më së paku vota.
Në top listë do të futen tri propozime të reja dhe ato janë – “Kënga Jonë” nga Jericho, “Rina Rina” e NRG Band dhe “Dreams Come True” e bukuroshes Beatrix Ramosaj. /Telegrafi/
Votoni për hitin e javës së dytë të qershorit në top listën Telegrafi duke klikuar këtu.






























































