LAJMI I FUNDIT:

Skerdi publikon baladën e re “Amelia”

Skerdi publikon baladën e re “Amelia”
Foto: Skerdi/YouTube

Reperi Skerdi ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Amelia” mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit baladë.


Për tekstin e këngës u kujdes vet Skerdi në bashkëpunim me Endrit Mumajesin, muzikën po ashtu e ka bërë Skerdi, ndërsa instrumentali u punua nga Alandy dhe Edlir Begolli.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë nga kompania RedBox Entertainment.

“Amelia” i pason bashkëpunimit shumë të suksesshëm që ai solli me Gent Fatalin, të titulluar “Melodia”. /Telegrafi/