LAJMI I FUNDIT:

Historia sentimentale prapa orës që princi William e mban në tri dekadat e fundit

Historia sentimentale prapa orës që princi William e mban në tri dekadat e fundit
(Foto: EPA-EFE)

Familja mbretërore zotëron disa nga stolitë më të shtrenjta dhe magjepsëse duke përfshirë edhe orët. Por, princi William i qëndron besnik vetëm një ore që e mban prej shumë vitesh. Pas saj qëndron një histori sentimentale.

Edhe pse princi, pasuria personale e të cilit llogaritet në 30 milionë funte (34.5 milionë euro), me siguri se mund t’i përballojë stolitë që dëshiron, megjithatë ai i ka qëndruar besnik vetëm një ore, pa të cilën rrallë është parë në tri dekadat e fundit.


Është fjalë për modelin Omega Seamaster Professional që iu dha trashëgimtarit të ardhshëm të fronit nga nëna e tij, princesha Diana, përpara se të vdiste në aksidentin tragjik në vitin 1997.

(Foto: Getty)

Diana ia dha djalit të saj orën kur ai ishte ende shumë i vogël. Kur princesha vdiq, William ishte vetëm 15 vjeçar dhe që atëherë e mban orën si kujtim për nënën e tij.

Si i përgatiti Mbretëresha Elizabeth II, Princat Charles, William dhe George për të qenë Mbret
Lexo po ashtu Si i përgatiti Mbretëresha Elizabeth II, Princat Charles, William dhe George për të qenë Mbret

Quartz 300M është prej çeliku, ka një numërues të kaltër, të mbuluar me xham safir dhe është rezistues ndaj gërvishtjeve. Versione të ngjashme të kësaj marke janë jashtëzakonisht të njohura në tregun e sotëm.

(Foto: Getty)

Të njëjtin model e ka mbajtur edhe aktori Pierce Brosnan, kur luante agjentin sekret, James Bond dhe besohet se çmimi i tij është rreth 3.000 funte (3.460 euro).

Princi William pohoi se ecja krah arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II ia kujtoi funeralin e nënës së tij, Diana
Lexo po ashtu Princi William pohoi se ecja krah arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II ia kujtoi funeralin e nënës së tij, Diana

William rrallëherë shfaqet në publik pa këtë orë të veçantë, ndërsa dhuratën e nënës së tij e kishte në dorë edhe në ditën e dasmës me Kate Middleton, gjatë turneve mbretërore, si dhe në të gjitha evenimentet e tjera të rëndësishme. /Telegrafi/

(Foto: DMarge)

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori