LAJMI I FUNDIT:

Hakim Ziyech përjashtohet nga Maroku për sjellje të papranueshme

Hakim Ziyech përjashtohet nga Maroku për sjellje të papranueshme

Përzgjedhësi i Marokut, Vahid Halilhodzic, ka qenë i tronditur nga sjellja e papërshtatshme e yllit të skuadrës Hakim Ziyech.

Gjegjësisht, futbollisti i lindur në Holandë duket totalisht i pa interesuar në ekipin kombëtar.


“Për herë të parë në karrierën time si trajner, pashë një lojtar të ekipit kombëtar që nuk dëshiron të stërvitet dhe që pretendon se është i lënduar”.

“Gjatë dy grumbullimeve të fundit, ai nuk ishte i disiplinuar. Ai nuk dukej si një lojtar që luftonte për një vend në Kupën e Botës, ose të interesuar fare për të”, ka thënë Halilhodzic.

Trajneri shpjegoi pse nuk e ftoi yllin e Chelseat për ndeshjet kualifikuese me Sudanin dhe Guinenë.

“Në ndeshjet miqësore me Ganën dhe Burkina Fason ai mbërriti vonë dhe refuzoi të punojë. Nuk ka kuptim të flasim më vonë, për mua si trajner përgjigja është pikërisht atje. Për mua ekipi kombëtar është mbi të gjitha, ekipi nuk mund të jetë peng i dikujt”.

“Ekzaminimet, thanë se ai mund të luante. Pastaj ai refuzoi të ngrohej në pjesën e dytë sepse ishte i zhgënjyer që ishte në stol. Për mua është e papranueshme, ose je 100 për qind ose nuk je”, ka thënë Halilhodizic.

Maroku do të luajë ndeshjen e tij të radhës sonte në Rabat, duke filluar nga ora 21:00, kundër Sudanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori