LAJMI I FUNDIT:

Hailey thotë se ka komunikuar me Selena Gomez pas martesës me Justin Bieberin: Nuk i kemi borxh asgjë njëra-tjetrës

Hailey thotë se ka komunikuar me Selena Gomez pas martesës me Justin Bieberin: Nuk i kemi borxh asgjë njëra-tjetrës

Hailey Bieber së fundmi ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për raportin e saj me ish-partneren e burrit të saj Justin Bieber, Selena Gomez.

Reklama

Modelja e njohur zbuloi se ka folur me këngëtaren dhe aktoren që kur u martua me Justinin në shtator 2018.

“E gjithë kjo është respekt. Është e gjitha dashuri”, tha modelja në episodin e së mërkurës (28 shtator) në podkastin “Call Her Daddy”.

Foto: ‘Call Her Daddy’/Instagram

Kur Hailey këmbënguli se nuk kishte “asnjë dramë personalisht” mes saj dhe Gomez, prezantuesja Alexandra Cooper pyeti nëse ato kishin biseduar me njëra-tjetrën.

“Po”,u përgjigj 25-vjeçarja duke vënë në dukje se Gomez, 30 vjeçe, “nuk i ka borxh asgjë”.

“Asnjëri prej nesh nuk i detyrohet askujt asgjë përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri mes nesh. Unë e respektoj atë”, shpjegoi ajo.

Foto: FilmMagic

“Të gjithë nga ana jonë e dinë se çfarë ndodhi, dhe ne jemi mirë, dhe mund të largohemi prej saj me qartësi dhe respekt”, vazhdoi Hailey, duke iu referuar asaj dhe Justin, 28 vjeç, që u fejuan në korrik 2018, vetëm disa muaj pas ndarjes së tij përfundimtare me Gomez.

“Kjo më ka sjellë shumë paqe. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur. Është ajo që është”, tha tutje ajo.

Justin u takua me aktoren për tetë vjet dhe ishte i lidhur në mënyrë romantike me Hailey, Sofia Richie dhe shumë modele gjatë ndarjeve të tyre.

Foto: Getty Images

Në fund të vitit 2017, fituesi i “Grammy” u pajtua me Gomez për herë të fundit. Dyshja u ndan nga marsi i vitit të ardhshëm.

Deri në qershor 2018, Justin u kthye me Hailey. Ai i propozoi në një pushim në Bahamas atë korrik.

Hailey flet për jetën seksuale me Justin Bieberin - zbulon pozicionin e preferuar në shtrat
Lexo po ashtu Hailey flet për jetën seksuale me Justin Bieberin - zbulon pozicionin e preferuar në shtrat

Hailey sqaroi se ajo kurrë nuk e “vodhi” Justinin nga Gomez sepse kjo nuk është në “karakterin” e saj.

Foto: Getty Images

Ajo lavdëroi këngëtarin e “Baby” për mbylljen “plotësisht” të “kapitullit” të tij me ish-yllin e Disney Channel përpara se ta çonte marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër.

Çifti u martuan në mënyrë të fshehtë në një gjykatë në shtator 2018 dhe organizuan një dasmë tjetër një vit më pas para të dashurve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Magazina
Duke u mbajtur për dore dhe shumë të afërt – forcohen thashethemet për lidhjen e Lukakut me Megan Thee Stallion

Duke u mbajtur për dore dhe shumë të afërt – forcohen thashethemet për lidhjen e Lukakut me Megan Thee Stallion

Magazina
Bëhet viral momenti kur Jane Fonda e goditi në shpinë me certifikatën e çmimit regjisoren fituese në Kanë

Bëhet viral momenti kur Jane Fonda e goditi në shpinë me certifikatën e çmimit regjisoren fituese në Kanë

Magazina
Publikohet dokumenti që vërteton se kurorëzimi i Luizit me Kiarën ishte fiktiv, fituesi i BBVA rezulton beqar në gjendjen civile

Publikohet dokumenti që vërteton se kurorëzimi i Luizit me Kiarën ishte fiktiv, fituesi i BBVA rezulton beqar në gjendjen civile

Magazina
Shakira dhe makthi i papritur që po përjeton me fëmijët në Miami

Shakira dhe makthi i papritur që po përjeton me fëmijët në Miami

Magazina
U cilësua si ‘diss’ ndaj tij, Kristi komenton këngën e re të Keisit

U cilësua si ‘diss’ ndaj tij, Kristi komenton këngën e re të Keisit

Magazina
Kalo në kategori