LAJMI I FUNDIT:

Gundogan godet mbrojtësit e Gjermanisë: Nuk e di nëse është shënuar gol më i lehtë në ndonjë botëror

Gundogan godet mbrojtësit e Gjermanisë: Nuk e di nëse është shënuar gol më i lehtë në ndonjë botëror

Gjermania ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, ku është mposhtur nga Japonia me rezultat 1-2.

Në fakt gjermanët u përmbysën pasi ishin të parët që kaluan në epërsi dhe mendohej se do të merrnin një fitore të lehtë në fillim.


Aziatikët befasuan në pjesën e dytë pasi shënuan dy gola të shpejtë për t’i përmbysur gjermanët dhe për ta shkaktuar befasinë e dytë në Katar.

Ilkay Gundogan ka qenë shumë i ashpër me repartin e mbrojtjes pas ndeshjes, duke thënë se goli i dytë i pësuar ka qenë ndër më të lehtët që është pranuar në një Kupë të Botës.

“Ne e bëmë shumë të lehtë për Japoninë. Sidomos goli i dytë, nuk e di nëse është shënuar ndonjë gol më i lehtë në njëBotëror. Kjo nuk duhet të ndodhë”, deklaroi Gundogan.

32-vjeçari e pranon se ndodhen shumë gabime në këtë sfidë qenë fund i kushtuan me humbje.

“Nuk luajtëm mirë me topin. Mbajtja e topit, lëvizja dhe ofrimi të gjitha ishin gabim”.

“U mbështetëm shumë te topat e gjatë në pjesën e dytë dhe ato të shkurtra që patëm i humbëm shumë lehtë”.

“Kam ndjesinë se jo të gjithë e donin topin në këmbët e tyre, kemi humbur topin shumë shpesh dhe shumë lehtë”, tha Gundogan i frustruar me humbjen.

Ndeshjen e ardhshme Gjermania e zhvillon përballë Spanjës, ku për përfaqësuesen e udhëhequr nga Hansi Flick ka vlerë vetëm fitorja, në të kundërtën mund të përshëndetet nga Kupa e Botës. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori