Grizzly, emri i ri i skenës hip-hop publikon këngën e re "Ëndrrat"


Vigan Zeqiri nga Gjilani është emri më i ri në muzikë që i është bashkuar rrymës hip-hop.
I njohur me nofkën Grizzly, ai ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin "Ëndrrat".
Kënga është një baladë hip-hop me tematikë dashurie, e cila i dedikohet një historie të së shkuarës.
Muzika është produkt i producentit Scott, në studion "Flesh Music".
"Ëndrrat" është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet fabulës së këngës dhe i është besuar produksionit Creativ Films.
E ardhmja pritet të jetë edhe më produktive për reperin më të ri nga Gjilani. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/01/2020
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































