LAJMI I FUNDIT:

Greta Koçi tregon se pse hoqi dorë nga politika

Greta Koçi tregon se pse hoqi dorë nga politika

Këngëtarja e njohur Greta Koçi dikur ka qenë mjaft aktive edhe në politikë.

Për një periudhë afro katër vjeçare, ajo ka qenë drejtuese e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të udhëhequr nga Sali Berisha.


Mirëpo, duket se viteve të fundit, fokusi i saj i madh është vetëm muzika dhe biznesi, pasi tash e sa kohë ka hapur me motrën e saj edhe një atelie në Tiranë.

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja nga Shqipëria ka rrëfyer arsyet që çuan deri në largimin total nga fusha e politikës.

“Në fakt përtej shakasë, angazhimi im atje ka qenë shumë serioz dhe mua më ka ndihmuar shumë edhe për të mësuar gjëra të reja dhe besoj kam dhënë një kontribut të vlefshëm për aq kohë sa ishte. Por e kam ndërprerë totalisht tashmë”, është shprehur Greta.

E njëjta ka treguar se e ndjente të nevojshme këtë largim, në mënyrë që t’i përkushtohej tërësisht muzikës.

“Jo, besoj që ishte mjaftueshëm një mandat sepse unë drejtova Forumin për 4 vite. Ishte shumë impenjative dhe erdhi momenti që duhej të kishte një shkëputje dhe të merresha më shumë me muzikën”, ka thënë tutje këngëtarja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori