Këto “influencuese” të krijuara nga inteligjenca artificiale po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara anembanë botës.
Së fundmi, edhe Kroacia ka marrë një influencuese të re, Laura Ris, e cila ka pothuajse 15 mijë ndjekës. Qëllimi i saj është të dominojë tregun vendor ashtu siç bëjnë koleget e saj të bëra me AI (inteligjencë artificiale) në të gjithë botën.
Laura Ris është portretizuar si një vajzë e re nga Zagrebi në të njëzetat e saj që pëlqen të dalë, e dashuron modën dhe, sigurisht, si të gjithë të rinjtë, dëgjon edhe muzikë popullore.
View this post on Instagram
Ajo është menduar si një vajzë me ambicie për sukses, me synimin që në të ardhmen të mund të jetojë nga postimet e saj në Instagram.
Por nuk është e vetmja bukuroshe virtuale në Kroaci. Pothuajse dy muaj më parë, artisti kroat i AI, Tino Nazif, krijoi Slatka Simonën.
Slatka Simona
View this post on Instagram
Kjo vajzë imagjinare është krijuar për të promovuar filmin “Slatka Simona” të regjisorit dhe skenaristit Igor Mirković.
Nazif ka thënë se ka dashur të nxisë pasionet në botën virtuale, ku shumë gjëra janë të mjegullta, përfshi edhe faktin se kush është “nga ana tjetër e telit”.
Milla Sofia
View this post on Instagram
Milla Sofia është një influencere AI 24-vjeçare nga Helsinki, e cila ka grumbulluar 150 mijë ndjekës. Sipas të dhënave në faqen e saj të internetit, kjo krijesë virtuale me flokë të çelur blu dhe sy blu “po merr në konsideratë për cilin markë do të bëhet ambasadore e modës”.
Ajo përshkruhet si një model që “sjell një perspektivë futuriste në mbretërinë e stilit”.
Emily Pellegrini
View this post on Instagram
Emily Pellegrini është një tjetër sensacion AI që tërhoqi vëmendjen në fillim të vitit. Ajo ka mbledhur 280 mijë ndjekës, duke publikuar fotografi, sigurisht, në paraqitje provokuese. Megjithatë, të gjitha këto postime tani janë zhdukur.
Aitana Lopez
View this post on Instagram
Spanjollët kanë influencerin e tyre AI, Aitana Lopez, e cila ndiqet nga 302 mijë njerëz dhe është modeli spanjoll i parë i krijuar nga inteligjenca artificiale, i krijuar për të zëvendësuar influencerët dhe modelet që reklamojnë produkte të caktuara.
Feli Airt
View this post on Instagram
Feli Airt deri më tani ka grumbulluar 317 mijë ndjekës. Në profilin e tij të Instagram jashtëzakonisht qartë shënohet se fotografitë janë krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, dhe nuk është e njohur se kush qëndron pas profil.
Lexi
View this post on Instagram
Ndërsa britanikja Lexi, modelja AI për komunikim me burra të vetmuar, fiton afër 30,000 dollarë në muaj. Ajo mund të dërgojë mesazhe teksti dhe zëri, madje edhe fotografi me kërkesë. Modeli virtual punon 24 orë në ditë, që do të thotë se është në dispozicion për bisedë me adhuruesit që e paguajnë në çdo kohë të ditës.
Ajo flet mbi 30 gjuhë dhe kështu lidhet me adhuruesit në të gjithë botën. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Sam Emara, thotë se Lexi është bërë një burim të ardhurash fitimprurës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit