LAJMI I FUNDIT:

Graniti dhe Leonita e pagëzuan vajzën e tyre me emrin Ayana Xhaka

Graniti dhe Leonita e pagëzuan vajzën e tyre me emrin Ayana Xhaka
Granit Xhaka dhe Leonita Leka-Xhaka (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Ditën e së hënë, futbollisti i njohur, Granit Xhaka, dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj-Xhaka janë bërë prindër për herë të parë.

Ata mirëpritën në jetën e tyre një vajzë, ndërsa lajmin e bënë të ditur përmes një fotografie të përbashkët, të publikuar në rrjetin social Instagram.


Një ditë pasi çifti njoftuan ardhjen në jetë të vajzës së tyre, duket se ata kanë vendosur të zbulojnë edhe emrin me të cilin kanë pagëzuar foshnjën e porsaardhur në jetë.

Ka qenë Leonita, ajo e cila publikoi në rrjetin social Instagram po të njëjtën fotografi që Graniti e publikoi një ditë më parë, ku shfaqeshin duart e çiftit dhe dora e vajzës së tyre.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka bërë të ditur se vogëlushja quhet Ayana Xhaka.

Foto: SC/Leonita Lekaj-Xhaka/Instagram

“Ayana Xhaka, mami dhe babi të duan ty përgjithmonë”, kanë qenë fjalët e saj.

Ayana (shqiptohet عيانة në arabisht) është një emër indirekt kuranor për vajzat që do të thotë një vajzë që ka sy të mëdhenj, dhe një vajzë që është perceptuese. Rrjedh nga rrënja (sytë) AIN-Y-N, e cila përdoret në shumë vende në Kuran. … Ayana është gjithashtu një emër etiop për vajzat që do të thotë lule e bukur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori