LAJMI I FUNDIT:

Gosens kërkon largimin nga Interi dhe atë që në janar

Gosens kërkon largimin nga Interi dhe atë që në janar

Robin Gosens kaloi nga Atalanta te Interi në fund të janarit si huazim dhe më pas klubi milanez bleu mbrojtësin e majtë gjerman për 27.4 milionë euro.

Reklama

Deri një vit më parë, Gosens ishte një nga lojtarët më të mirë të krahut në Serie A, kështu që Interi e afroi.

Gjermani duhej të zëvendësonte Ivan Perisicin në formacionin 3-5-2 të Simone Inzaghit dhe të bëhej sundimtari i atij pozicioni.

Megjithatë, Perisic luajti një pranverë fantastike dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të Interit. Gosens ra tërësisht në plan të dytë, por Perisic shkoi në Tottenham pas skadimit të kontratës.

Pritej që kjo të zgjonte Gosensin, por ndeshjet e tij nuk janë në nivelin e pritur.

Këtë sezon Gosens shënoi një gol në 492 minuta lojë në 15 paraqitje dhe tani ai dëshiron të largohet nga klubi me çdo kusht.

Bayer Leverkusen dhe Eintracht Frankfurt janë të interesuar, të cilët duan ta sjellin atë këtë dimër.

Por Interi nuk dëshiron ta lërë të shkojë. Italianët duan ta mbajnë Gosensin deri në verë për të ruajtur çmimin e tij dhe më pas ta shesin. Gosens po bën gjithçka për tu larguar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Njerëzit mendojnë se jeta e futbollistit është perfekte, por u them se është shumë larg kësaj”, pjesë nga ditari plot ‘vuajtje’ i Reece James

“Njerëzit mendojnë se jeta e futbollistit është perfekte, por u them se është shumë larg kësaj”, pjesë nga ditari plot ‘vuajtje’ i Reece James

Premier League
‘Operacioni fshesa’ te Chelsea, lista e zezë e Pochettinos me 15 lojtarë

‘Operacioni fshesa’ te Chelsea, lista e zezë e Pochettinos me 15 lojtarë

Premier League
Nga një pamje ferri, në një parajsë të vërtetë për lojtarët - brenda terrenit stërvitor të Newcastle United

Nga një pamje ferri, në një parajsë të vërtetë për lojtarët - brenda terrenit stërvitor të Newcastle United

Premier League
Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Premier League
Negreira akuzon Barcelonën për ‘cinizëm’ dhe paralajmëron për ‘mashtrim procedural’

Negreira akuzon Barcelonën për ‘cinizëm’ dhe paralajmëron për ‘mashtrim procedural’

La Liga
Kane i thotë kryetarit të Tottenhamit ta shesë te Man Utd

Kane i thotë kryetarit të Tottenhamit ta shesë te Man Utd

Premier League
Kalo në kategori