LAJMI I FUNDIT:

Goditje e madhe për Barcelonën, Ter Stegen detyrohet t’i nënshtrohet operacionit

Goditje e madhe për Barcelonën, Ter Stegen detyrohet t’i nënshtrohet operacionit

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen është duke konsideruar mundësinë për t’iu nënshtruar një operacioni për të rregulluar problemet me shpinë, që i kanë pamundësuar atij të luaj në tri ndeshjet e fundit.

Për shkak të lëndimit, 31-vjeçari ishte larguar nga grumbullimi me Gjermaninë muajin e kaluar dhe nuk ka luajtur që nga 12 nëntori.


Operacioni nuk është një garantues që problemi do të rregullohet, andaj lojtari dhe klubi janë duke diskutuar të gjitha alternativat.

"A do luftë?", Gimenez ishte i nervozuar me Felixin gjatë gjithë derbit Barcelona-Atletico
Lexo po ashtu "A do luftë?", Gimenez ishte i nervozuar me Felixin gjatë gjithë derbit Barcelona-Atletico

Ter Stegen me shumë mundësi do të duhej të priste deri në dy muaj për t’u rikuperuar pas operiacionit, kështu që ai do të duhej të punonte shumë për të qenë në dispozicion të Xavit në Ligën e Kampionëve në shkurt.

“Ai e ka testuar veten përsëri, por ai ende është në dhimbje. Do të shohim javën e ardhshme. Lëndimi i tij nuk e lejonë të luajë siç duhet”, kishte thënë Xavi kur u pyet për situatën e gjermanit para fitores së të dielës ndaj Atletico Madridit.

Vitor Roque mezi i mbanë lotët në lamtumirën e tij me tifozët e Atletico Paranaenses, ai do t'i bashkohet Barcelonës në janar
Lexo po ashtu Vitor Roque mezi i mbanë lotët në lamtumirën e tij me tifozët e Atletico Paranaenses, ai do t'i bashkohet Barcelonës në janar

Ter Stegen do të ketë kohën e tij në dispozicion për t’u përgatitur për udhëtimin e së dielës ndaj Gironas që janë në pozitën e dytë në La Liga, por nuk do të luajë nëse vazhdon të ketë dhimbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori