LAJMI I FUNDIT:

Gjilani dhe Feronikeli ’74 ndajnë pikët në derbin e barazhit

Gjilani dhe Feronikeli ’74 ndajnë pikët në derbin e barazhit

KF Gjilani ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të xhiros së 30-të në elitën e futbollit kosovar.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutët e parë të ndeshjes, duke kaluar në avantazh falë golit të Senad Jarovic i cili shënoi për 1-0.


Feronikeli arriti që të barazojë shifrat në minutën e 36-të, dhe këtë e bën përmes Bachare Razak i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Alban Shabanit.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet u vunë në kërkim të golit e fitores dhe patën rastet e tyre për shënim, por nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati më gola dhe të dyja ekipet u desh që të pajtoheshin me nga një pikë nga ky takim.

Gjilani mbetet në pozitën e shtatë me 34 pikë të tubuara, ndërsa Feronikeli një pozitë më poshtë me 31 sosh.

Ky barazim e bën edhe më të ashpër luftën për të mbijetuar në elitën e futbollit të Kosovës, teksa nuk kanë mbetur edhe shumë javë para përfundimit të kampionatit./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori