Gjigantët evropianë të ‘çmendur’ pas sensacionit të Palmeiras – lum ofertash për 15 vjeçarin
Manchester United dhe Chelsea thuhet se do të hyjnë në një betejë transferimi për sensacionin brazilian 15-vjeçar, Endrick.
Gazetari brazilian Jorge Nicola raporton se dy gjigantët janë gati të bëjnë oferta kur sulmuesi të mbushë 16 vjeç të enjten.
Dhe skuadra Palmerias është e gatshme të ndahet me yllin e tyre nëse klauzola e tij e re e lirimit prej 40 milionë euro paguhet.
United dhe Chelsea po përgatiten të bëjnë ofertat më shpejt se sa vonë, pasi kjo shifër do të rritet në 45 milionë euro vitin e ardhshëm – dhe 555 milionë në vitin 2024.
Endrick nuk ka bërë ende një paraqitje të vetme për skuadrën braziliane, pavarësisht se është vlerësuar si perspektiva kryesore e Amerikës së Jugut.
Por, ai së shpejti do të luajë për ta pavarësisht nga një transferim i ardhshëm, pasi futbollistët brazilianë nuk lejohen ligjërisht të luajnë jashtë vendit derisa të mbushin 18 vjeç.
Megjithatë, United dhe Chelsea janë të prirur të sigurojnë nënshkrimin e Endrick paraprakisht, me rivalët Liverpool dhe Man City gjithashtu të interesuar.
Këmba e majtë e Endrick ka qenë fantastike për skuadrat e të rinjve të Palmeiras, duke shënuar 165 gola në 169 ndeshje.
Dhe ka shumë skuadra të tjera evropiane që mbajnë interesim nga afër edhe këtë verë.
Real Madridi, Barcelona dhe Paris Saint-Germain mendohet se të gjithë janë të etur pas nënshkrimit të Endrick.
Sa i përket vetë lojtarit, ai mendohet të jetë i hapur për të gjitha ofertat pas turneut në Evropë në fillim të këtij viti për të parë klubet e mundshme.
Endrick ndan të njëjtin agjent si superylli i Realit, Vinicius Jr. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Reagimi i furishëm i Oleksandr Usyk pasi babai i Tyson Furyt goditi me kokë shokun e tij të skuadrës
Javier Tebas po bën shkelje të vazhdueshme ndaj klubeve në La Liga – rasti i fundit ka të bëjë me Real Madridin
Ronaldo në Bundesliga? Gazetari i njohur përditëson të ardhmen e portugezit
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri
Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte
Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen