LAJMI I FUNDIT:

Gjersa Kim Kardashian shijon jetën e saj si beqare pas kërkesës për divorc, Kanye West shkon në argjendari për të shitur stolitë e saj

Gjersa Kim Kardashian shijon jetën e saj si beqare pas kërkesës për divorc, Kanye West shkon në argjendari për të shitur stolitë e saj

Ajo është rishtas beqare dhe e gatshme për një jetë të re pasi divorcit, duke i dhënë fund një martese shtatë vjeçare.

Dhe Kim Kardashian po shfrytëzonte në maksimum statusin e saj të ri si nënë beqare, ndërsa u largua për darkë pa unazën e saj të martesës në gishtërinj, kur u pa në Beverly Hills Matsuhisa të martën – duke shënuar natën e saj të parë të madhe që kur bëri kërkesën për divorc nga burri Kanye West javën e kaluar.


40 vjeçarja, shfaqi fizikun e saj të skalitur e veshur me një fustan të ngushtë, ndërsa shijonte një mbrëmje vajzash me motrën Kourtney, shokun e saj më të mirë La La Anthony dhe ish-ndihmësen, Stephanie Shepherd, shkruan DailyMail.

Kim po largohej nga problemet e saj për natën e saj në qytet, pas lajmit të përhapur që ajo kishte kërkuar divorc nga burri i saj, me të cilin ajo u martua në maj të vitit 2014.

Ajo nuk duhej të shikonte shumë larg kur gjeti një avokat për të ndihmuar, ndërsa kërkoi shërbimet e avokates së divorcit, Laura Wasser, e cila gjithashtu e përfaqësoi atë kur ajo u nda nga burri i saj i dytë, Kris Humphries pas 72 ditësh.

Çifti, të cilët janë prindër të fëmijëve: North, shtatë vjeçe, Saint, pesë vjeç, Chicago, tre vjeçe, dhe Psalm, 21 muajsh, thuhet se kanë ardhur në përfundimet e tyre miqësisht dhe ‘shpejt’, sipas raportimeve gjatë fundjavës.

Ata po kërkojnë të ndajnë kujdestarinë fizike dhe ligjore të katër fëmijëve të tyre 50/50. Ndërsa thuhet se Kim ka pasuri në vlerë 780 milionë dollarë nga një vlerësim i “Forbes” në tetor, Kanye tejkaloi shifrën e milionave dhe qëndron në 1.3 miliard dollarë.

Para natës së Kim-it, Kanye u pa gjithashtu jashtë për herë të parë që nga koha kur divorci doli në publik, i veshur me një kostum blu të ndritshëm ndërsa ndaloi nga Akademia e Krishterë ‘Yeezy’ të hënën pasdite.

Kim arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve ndërsa u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë të gjelbër, i cili vinte në pah të pasmet esaj atraktive.

Beli i saj i hollë u theksua në veshjen me mëngë të gjata. Veshja e saj e ngushtë duket se ishte bërë nga një material i tejdukshëm.

Për ta shtuar stilin e saj tashmë, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” lëshoi një buzëqeshje ndërsa shëtiste në restorantin e modës.

Ndërsa të gjithë sytë ishin me siguri drejt Kim-it, motra e saj e madhe Kourtney dukej gjithashtu bukur veshur me një kostum të zi të hapur te pjesa dekoltesë.

Ajo u mbulua me një palë pantallona të gjera të përshtatura që shfaqnin një rrip të trashë sateni të zi, në majë të ijëve të saj.

Ishte sigurisht një natë e ngarkuar në Hollywood pasi Kim u ndesh me stilistet Jennifer Meyer dhe Maeve Reilly në restorant, ku ajo përshëndeti zonjat me një përqafim të ngrohtë.

Para se të shihej në qytet u pohua se Kanye u përpoq të shiste disa nga stolitë që kishte blerë për Kim-in, vetëm disa ditë para se ajo të kërkonte divorcin.

Reperi, 43 vjeç, thuhet se ka vizituar dy argjendarë për të marrë kuota për artikujt që po mendonte të shiste.

Një burim i tha The Sun: “Në dy javët e fundit, Kanye po përpiqej të shiste bizhuteritë që kishte blerë për Kim-in të paktën dy argjendarëve të lartë. Kanye kohët e fundit tha: “Unë nuk dua të jem më i lidhur me markën Kardashian” por ai ishte aq i thyer sepse ai ende e do shumë Kim-in.

“Edhe pse ai kurrë nuk përfundoi në shitjen e stolive për të cilat po fliste se si ai nuk donte të kujtohej për të kaluarën”, tha më tej burimi.

“Me të vërtetë donte të qëndronim së bashku por ajo është punë e kryer”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Kalo në kategori