LAJMI I FUNDIT:

Getinjo zbulon se ka blerë një tjetër makinë luksoze

Getinjo zbulon se ka blerë një tjetër makinë luksoze

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Getinjo, ka zbuluar së fundmi një tjetër investim që ka bërë.

Këngëtari, i cili gëzon një karrierë të bujshme, u ka treguar ndjekësve se ka blerë një makinë të re.


Në një postim të shpërndarë në InstaStory, ai prezanton makinën e tipit Mercedes, Brabus 500.

Foto: Screenshot/Instagram

Duket se vetura kap një vlerë të madhe, që besohet se kap shifrën e mbi 100 mijë eurove.

Getinjo largohet nga rrjetet sociale, thotë se është në një fazë depresive të jetës
Lexo po ashtu Getinjo largohet nga rrjetet sociale, thotë se është në një fazë depresive të jetës

“Mirë se erdhe llokum”, ka shkruar ai.

Krijuesi i hitit “Real” siç shihet është i apasionuar pas veturave meqë numëron disa të tilla luksoze.

View this post on Instagram

A post shared by Jimmy 😎 (@getinjo)

I njëjti këtë kohë ka qenë mjaft i komentuar pas paraqitjes në Big Brother VIP Kosova.

Ai tregoi se hyri në këtë format për të treguar se kush në të vërtetë është Getinjo, marrë parasysh paragjykimet që shpesh ia kanë bërë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Jimmy 😎 (@getinjo)