LAJMI I FUNDIT:

Genc Prelvukaj: Jemi zero përderisa bëhen figura popullore djem kriminelesh, politikanesh të korruptuar

Genc Prelvukaj: Jemi zero përderisa bëhen figura popullore djem kriminelesh, politikanesh të korruptuar
Foto: Genc Prelvukaj/Instagram

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, i cili dikur ishte i kyçur në politikë, ka dhënë së fundmi një opinion përmes një statusi në rrjetin social, duke komentuar të metat e popullit tonë.

Ai ka thënë se gabimi nuk vjen nga politika, pasi të parët që duhet të nisin vet ndryshimin janë qytetarët, dhe mentaliteti përgjithësisht.


Në rreth 12 pika të shqyrtuara dhe plot të tjera, ai thotë se defekti i popullit tonë është i madh, duke filluar që në shprehjet dhe fjalorin e papërshtatshëm që përdorim çdo ditë, e deri në orientimin e gabuar që u bëjmë brezave të rinj.

Foto: Genc Prelvukaj/Instagram

Ky është statusi i tij i plotë:

“1. Perderisa i drejtohemi njeri tjetrit me “o bir” dhe cdo te dhjeten fjale e kemi “pasha robt” ku kjo e fundit i referohet antareve te familjes te cilet i konsiderojme rober,

2. Perderisa ne lajmet si ” nje shqiptar vret gruan sepse e kapi ne tradheti ” dhe shkruhen mbi 5000 komente ” mir ja ka bo k****” duke arsyetuar vrasjen dhe stimuluar vrasjet e reja

3. Perderisa na kthehet ne teme nacionale nje dasem, e bejme te famshme nje grimere, ose tallemi me persona me probleme mendore

4. Perderisa ne mesin tone ka njerez qe shpifin , fyejne, ofendojne figurat me te rendesishme kombetare

5. Perderisa femijet i cojme me telefona smart te llojit te fundit ne shkolle qe nga klasa e pare

6. Perderisa e shkruajme shqipen per faqe te zeze

7. Perderisa marrim ne telefon drejtori e profesora per ti share pse i ka vene femijes note te ulet me merite

8. Perderisa para baneses kemi plot letra e mbeturina

9. Perderisa behen figura popullore djem kriminelesh, politikanesh te korruptuar,

10 Perderisa nenat udhezojne vajzat e tyre te lidhen me djem qe kane leke si kriter kryesor

11. Perderisa pa cliruar veten duam te ikim ne shtete te huaja te clirojme te tjeret

12. Perderisa behemi patriote vetem ne ndeshje sportive

Dhe mijera gjera tjera

Vertete mendoni qe ndryshimi thelbesor arrihet me nje pale zgjedhje ?

Ndryshimi jone fillon kur ndryshojme keto me larte. Deri atehere jemi ne piken zero” (sic.), ka shkruar Genc Prelvukaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori