LAJMI I FUNDIT:

Gara Automobilistike e Krujës me karakter vëzhgues ndërkombëtar të FIA-s

Gara Automobilistike e Krujës me karakter vëzhgues ndërkombëtar të FIA-s

Këtë fundjavë qyteti i bukur dhe historik i Krujës mirëpret garuesit dhe dashamiret e AutoSportit, nga Kosova, Shqipëria dhe viset tjera të Ballkanit. Kjo garë që tash e dy vite është në kuadër të Kalendarit të FASK, do të organizohet edhe kësaj radhe në bashkëpunim të ngushtë të të dy federatave, asaj të Kosovës FASK- EUROGOMA dhe ACA (Federata e Autosporteve të Shqipërisë). E veçanta e kësaj gare është se për herë të parë do të jenë të pranishëm vëzhgues dhe kontrollues nga Federata Ndërkombëtare e FIA, që do të kujdesen dhe vëzhgojnë mbarëvajtjen e këtij organizimi.

Sipas gjitha parashikimeve pritet që shtegu i Krujës nga viti i ardhshëm të futet në kuadër të Kalendarit FIA CEZ (FIA Zona Qendrore e Evropës) të organizimeve të garave. Ky është një hap i rëndësishëm në rrugëtim të ndërkombëtarizimit dhe pranimit të të dyja Federatave në kuadër të ombrellës së FIA CEZ.


Gara do të organizohet në përputhje me Kodin Ndërkombëtar Sportiv të FIA (Kodi), Listën e Rekomandimeve për Organizuesit FIA-CEZ Hill Climb Trophies dhe Kodin Kombëtar Sportiv të Automobile Club Albania, si dhe do të ketë Rregullore Suplementare.

kryeshonda

Eventi do të jetë i vlefshëm për:

– Trofeu Skenderbeu i vlefshëm për Kalendarin Sportiv të Shqipërisë, ACA; FIA Restricted Event

– Kampionati i Kosovës – FASK

Itinerari

Eventi do të mbahet në “Rrugën e Malit” në qytetin e Krujës me start në koordinatat Coord.N 41.52.8541 – E. 19.79.6621 (lartësia 791 metër mbi nivelin e detit) dhe finish në koordinatat Coord.N.41.51.7383 – E. 19.802.811 (lartësia 1118 metër mbi nivelin e detit) tërësisht në territorin e Qytetit të Krujës.

fask1

Itinerari ka një gjatësi prej 3.800 metra dhe do të mbahet në dy xhiro. Diferenca në lartësi mes startit dhe finishit është 327 metra me një gradient mesatar prej 8.6 për qind. Pilotët pas xhiros së parë, kalojnë vijën e finishit nën udhëheqjen e Marshallëve parkohen në parkingun e caktuar ku është i vlefshëm rregulli “Closed Park” duke pritur të përfundojnë të gjithë garuesit dhe nën shoqërimin e marshallëve zbresin për xhiron e dytë.

Verifikimi i peshës së mjeteve mund të bëhet para ose pas garës, apo edhe ndërmjet dy xhirove.

Në trend Auto

Më shumë
Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Auto
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro

BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro

Auto
Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Auto
Si ta ndizni makinën në mot të ftohtë

Si ta ndizni makinën në mot të ftohtë

Auto
Sa të vjetra i kemi gomat dhe sa shpejt guxojmë të vozisim me to

Sa të vjetra i kemi gomat dhe sa shpejt guxojmë të vozisim me to

Auto
Kalo në kategori