LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare të ‘El Clasicos’: Barcelona – Real Madrid, shumë ndryshime nga të dyja skuadrat

Formacionet zyrtare të ‘El Clasicos’: Barcelona – Real Madrid, shumë ndryshime nga të dyja skuadrat

Barcelona është sonte nikoqir i Real Madridit për përballjen në kuadër të javës së 17-të në La Liga.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ‘El Clasicon’ që fillon nga ora 20:00.


Sfida do të jetë edhe më e zjarrtë, pasi Blaugranasit janë lider me 35 pikë, aq sa kanë edhe Los Blancos.

Për këtë takim, katalunasit do të jenë pa Athur Melon dhe Ousmane Dembelen, që janë të lënduar.

Barcelona me ndryshim në formacion në momentet e fundit kundër Real Madridit
Lexo po ashtu Barcelona me ndryshim në formacion në momentet e fundit kundër Real Madridit

Në anën tjetër, Zinedine Zidane nuk mund të llogaris në Marco Asensin, Eden Hazardin, Lucas Vazquezin, Marcelon dhe James Rodriguezin, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Sergi Roberto, Busquets (Rakitic), De Jong; Messi, Luis Suárez, Griezmann.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Kroos, Casemiro, Valverde; Bale, Benzema, Isco. /Telegrafi/