LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Real-Liverpool, dueli i gjigantëve

Formacionet zyrtare: Real-Liverpool, dueli i gjigantëve

Real Madridi dhe Liverpooli përballen në njërën prej sfidave më të mëdha të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos janë nikoqirë në stadiumin ‘Alfredo Di Stefano’, prandaj do të kërkojnë fitore sa më të lartë duke u përpjekur që të mos pranojnë gola.


Në anën tjetër, duke qenë skuadra mysafire, Redsat do të tentojnë që të shënojnë gola në terren mysafir duke ia lehtësuar vetes gjërat për ndeshjen kthyese.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve fitues të Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Miliato, Nacho, Mendy, Casemiro, Kroos, Modric, Asensio, Lucas, Vinicius, Benzema.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson, Fabinho, Wijnaldum, Keita, Mane, Salah, Jota.

/Telegrafi/