Florentino Perez ka gati pasardhësin e Viniciusit – emri do t'i emocionojë tifozët e Real Madridit


Real Madridi po e konsideron Erling Haalandin si zëvendësuesin ideal të Vinicius Juniorit, në rast se braziliani largohet nga klubi pas skadimit të kontratës së tij në vitin 2027.
Sipas gazetarit Carlos Carpio, rinovimi i kontratës së Viniciusit vazhdon të mbetet i pazgjidhur, pavarësisht muajve të tërë negociata, pasi palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për aspektet kryesore financiare.
Raporti thekson se Real Madridi nuk është i gatshëm të thyejë strukturën e tij strikte të pagave, ndërsa mospajtime ekzistojnë edhe për paketën financiare dhe bonusin e rinovimit.
Me kontratën aktuale që skadon në qershor të vitit 2027, reprezentuesi brazilian do të ketë të drejtë të negociojë me klube jashtë Spanjës që nga janari i atij viti, nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje e re.

Si pasojë, "Los Blancos" mund të përballen me një vendim të vështirë: ta shesin një nga yjet e tyre më të mëdhenj përpara skadimit të kontratës ose të rrezikojnë ta humbin pa asnjë dëmshpërblim.
Nëse një skenar i tillë realizohet, Carpio raporton se Real Madridi e sheh Erling Haalandin si futbollistin ideal për të udhëhequr epokën e ardhshme të klubit.
Raporti shton se drejtuesit madrilenë janë tashmë të njohur me kërkesat financiare që do të sillte transferimi i sulmuesit të Manchester Cityt, përfshirë edhe komisionet e nevojshme, gjë që e mban norvegjezin në krye të listës së objektivave afatgjatë të klubit./Telegrafi/












































