Florent Muslija edhe zyrtarisht e ka marrë pasaportën e Kosovës, para përballjeve më Republikën e Çekisë dhe Anglinë.

Mesfushori i talentuar që është pjesë e Hannoverit është pajisur me pasaportën e vendit tonë, derisa këtë gjë e ka bërë të ditur ambasada e Kosovës në Gjermani.

Bernard Challandes do ta ketë në dispozicion lojtarin 21-vjeçar për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë për kualifikimet në Euro 2020.

“Sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës kisha nderin dhe kënaqësinë të pres Futbollistin e Hannover 96, Florent Muslija”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës.

“Florenti nga sot do të pajiset me Pasaportën e Republikës së Kosovës dhe nga Shtatori i këtij viti do ta përforcojë Kombëtaren tonë në Kualifikimet e radhës! Faleminderit Florent! Kosova të mirëpret!” thuhet më tej në këtë njoftim. /Telegrafi/