0Shares

Me afatin kalimtar dimëror tashmë të mbyllur, është koha që të hedhim një shikim se kush ishin fituesit dhe humbësit në tregtitë e lojtarëve muajin e fundit.

1. Fitues: Arsenali

Me disfatën shokuese te Swansea që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, Arsenali u duk se ka ende probleme të mëdha për të zgjidhur në mbrojtje dhe ndoshta edhe në portë. Është e vërtetë se asnjë portier në top pesë ligat evropiane nuk ka bërë më shumë gabime që çuan te goli se sa Petr Cech (katër gola).

Sidoqoftë, afati kalimtar i janarit ka shkuar më mirë se sa tifozët më optimistë të Arsenalit kanë mundur të paramendojnë.

Topçinjtë e filluan muajin duke u përballur me idenë e humbjes së dy prej yjeve më të mëdha, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil – gjatë kësaj vere në parametra zero.

Sanchez tashmë është paraqitur në fanellën e Manchester United, por kjo është pozitive nëse marrim parasysh ndikimin negativ që ai ka sjellë në zhveshtoren e Arsenalit.

Për më shumë, Topçinjtë kanë marrë në shkëmbim një lojtar të shkëlqyer si Henrikh Mkhitaryan që duhet të shkëlqej nën një trajner që ja lejon atij liri më të madhe sulmuese, sidomos pasi pritet që të luajë bashkë me ish-shokun e tij të vjetër te Dortmundi, Pierre – Emerick Aubameyang.

Vendimi i befasishëm, por më i mirëpritur për të rinovuar kontratën po ashtu ka ndikuar në vendin e atij që quhet pasardhësi i Henryt, Aubameyang.

Natyrisht, 56 milionë funtet e paguara te Dortmundi për shërbimet e sulmuesit konfirmojnë një rekord të ri transferues, por kur merren parasysh largimet, mund të kuptohet se ky transferim është financuar nga largimet e Theo Walcott dhe Francis Coquelin që u larguan për shumë të kombinuar prej 37 milionë funtesh, e më pas është e pamundur që të shikohet kah puna e bërë e Wengerit në këtë afat kalimtar dhe të mos konstatohet se kjo periudhë ishte e suksesshme për londinezët.

A do të përfundojë Arsenali në top katërshe? Kjo mbetet të shihet. Por, a kanë më shumë gjasa që këtë ta arrijë? Absolutisht.

2. Fitues: Jose Mourinho

Duke parë mënyrën në të cilën Jose Mourinho i bën arsyetimet dhe fabrikon faktet, është e radhë që një njeri ta gjejë veten në pajtueshmëri me mjeshtrin e manipulimit të mediave.

Sidoqoftë, bosi i Manchester United ka pasur të drejtë kur ka thënë se ishte mjeshtri shkëmbimi i Henrikh Mkhitaryan për të ëkrkuarain Alexis Sanchez.

“Ai ishte i lirë, pse jo? Transfer i lirë. Ai ishte i lirë. Kështu, për këtë çmim, ai është fantastik”.

“Mendoj se të gjithë mendojnë njejtë. Të gjithë duhet të pajtohen se ai është lojtar fantastik dhe ekipi që e mori atë e ka një plus”, tha Mourinho.

Nuk ka kundërshtime këtu. Alexis do t’i japë një dimension krejt të ri vijës së sulmit që shpesh u duk e varfër në aspektin e kreativitetit ndaj ekipeve më tëm ira.

Se sulmuesi i shumëanshëm kilian ishte i kërkuar nga Guardiola para kalimit te United, e bën transferimin e tij të shijojë më ëmbël në gjuhën e portugezit kontravers.

3. Fitues: Barcelona

Ishte vetëm gushti i muajit të kaluar kur mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, pranoi hapur: “Në nëntë vitet e fundit që kam qenë këtu, kjo është hera e parë që jam ndjerë inferior ndaj Real Madridit”.

Me fat të mbarë për katalanasin krenar, ky sensacion depresiv nuk zgjati shumë.
Gjatë pjesës së paër të sezonit, Blaugranët rigjetën veten si ekipi më i mirë në La Liga, madje duke shkelur Real Madridin në Bernabeu para festave të fundvitit.

Thënë shkurt, nëse dikush ka pasur nevojë për transferime në dimër, ishte pikërisht Real Madridi, por përderisa nuk ka pasur asnjë transferim në kryeqytetin spanjoll gjatë janarit, Barcelona ka qenë shpenzuesja më e madhe e afatit kalimtar dimëror.

Blaugranët shpenzuan një shumë të kombinuar prej 131.8 milionë euro për Philippe Coutinhon dhe Yerry minan, për të shtuar shpresat e Ernesto Valverdes për një replikim të suksesit të paraardhësve të tij Pep Guardiola dhe Luis Enrique duke fituar tripletën në sezonin e parë në krye të detyrës.

Lojtari dominues në ajër, Mina, është një biznes i shkëlqyer i bërë nga Barcelona për çmim modest prej 11.8 milionë eurosh teksa ardhja e Coutihos në gjysmë sezon për 120 milionë euro (të cilat mund të kapin shifrën e 160 milionë eurosh me bonuse) i ka edhe anët negative, pasi që ai nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve, por liderët e kampionatit spanjoll mund të pushojnë Andres Iniestan në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për sfidat e LK-së.

Pos kësaj, Barca ka arritur q të largojë një numër të përfituesve të mëdhenj nga lista e pagave si Javier Mascherano dhe Arda Turan, teksa në të njëjtën kohë i dërgoi në huazim Rafinhan dhe Gerard Deulofeun.

Reali në kontrat të plotë tash po përgatitet për një ndeshje “o jetë, o vdekje” në Ligën e Kampionëve me PSG-në me të njëjtën bazë të ekipit dhe grup të lojtarëve që janë dukur qesharak muajt e fundit.

Shkurt e shqip, Pique ndihet superior sërish…

4. Humbës: Liverpooli

“Liverpooli nuk është klub që duhet të shesë lojtarë”, deklaroi menaxheri Jugen Klopp verës pasi Barcelona riti ofertën për Philippe Coutinhon. “Kjo është e vendosur me vulë, kështu që nuk ka lidhje kush sa ofron”.

Por, pse atëherë Liveprooli u pajtua ta shesë brazilianin te Blaugranët në janar, në një kohë kur The Reds janë në një betejë me Untiedin, Chelsean, Tottenhamin dhe me shumë mundësi edhe me Arsenalin, për tri vendet e mbetura nga top katërshja, ashtu sikurse ka para një duel shumë të mundur për t’u fituar me Porton në fazën e ardhshme të eleminimit direkt në Ligën e Kampionëve?

Të hollat në ofertë (120 milionë euro dhe potencialisht 40 milionë të tjera si bonuse) ishin kolosale, ndoshta për shkak se Coutinho mund të konsierohet një prej top pesë lojtarëve në botë, por a do të kishte qenë shumë më pak në fund të sezonit nëse do të ndodhte transferimi? Vështirë të thuhet.

Për më shumë, teksa Coutinho dëshiroi të largohet, a do të shfrytëzonte ai mundësitë e këqija për të refuzuar të luajtur, në një vit kur zhvillohet Botërori? Ai dërgoi një kërkesë transeruese gajtë verës, por kontribuoi me 12 gola dhe nëntë asistime gjatë pjesës së parë të sezonit 2017/2018? A do të grevonte ai op që se do t’i thuhej se ëndrra për Barcelonën do t’i përmbushej vetëm gjatë verës?

Natyrisht, frustrimi i Liverpoolit që humbi Coutinhon u ngushëllua nga transferimi i Virgil van Dijk, pasi nuk ka dyshime se holandezi forcon mbrojtjen e klubit nga Merseyside.

Sidoqoftë, kur vjen puna te vlerësimet e afatit kalimtar dimëror, duhet të pyesim veten nëse skuadra është e fortë ose më e dobët se sa që ka qenë në fillim të muajit?

Liverpooli është më i dobët. Ata kishin në dorë të gjithë asët, por në fund kanë copa të thyera të një konstelacioni të mrekullueshëm që mirë e ndërtuan në të kaluarën e afërt.

Qendra e mbrojtjes ështëpërmirësuar, por mbetet në varësi të dy prej portierëve më të dobët në Ligën Premier. Lorius Karius është promovuar si zgjedhja e parë, një vendim kontravers pasi që ai ka përqindjen më të dobët të intervenimit (44.44%), më pak se cili do portier tjetër në pesë kampionatet evropiane.

Duke parë që Roma dëshpërimisht po kërkonte para në janar, Liverpooli është dashur që të shtyjë përpara për portierin e parë të Romës, Alisson.

Për më shumë, huazimi i Sturridge te WBA do të thotë se Liverpooli është një lëndim larg që të aktivizojë Danny Ings dhe Dominic Solanke (pa gol këtë sezon) që të udhëheqin sulmin që ka mungesë të shumëanshmërisë me largimin e Coutinhos.

Presioni mbi Salahun, Firminon dhe Manen që të mbajnë mbi supe këtë ekip të madh për pjesën e mbetur të sezonit është bërë edhe më i madh.

5. Humbës: David Luiz

David Luiz mund të falet nëse është gëzuar që lëndimi i bashkëlojtarit, Andreas Christensen, i ka dhënë atij minutazhë për të luajtur.

Bosi i Bluve, Antonio Conte, rregullisht ka insistuar se është një lëndim në gju pse braziliani s’ka startuar nga tetori, por është e qartë se Luiz ka rënë nga preferncat e tij në Stamford Bridge, përkundër afktit se ai ishte një prej njerëzve kyç në triumfin për titull.

Përkundër pohimeve të kunërta, dihet se marrëdhëniet mes të dyve janë përkeqësuar, kështu që Luiz mirëpriti spekulimet se ai mund të jetë pjesë e marrëveshjes për Giroudin.

30 vjeçari nuk është ftuar as nga Brazili që prej qershorit dhe nëse dëshiron të ketë ndonjë gjasë që të jetë në kombëtare për kampionatin Russia 2018, atëherë ai duhet të luajë në baza javore.

Realiteti zhgënjyes është që edhe nëse ai tejkalon lëndimin në gju, ka pak gjasa që ai t’u kthehet fushave të blerta. Luiz sipas të gjitha gjasave po e pret raportin mjekësor me më shumë interes se sa vet danezi i lënduar.

6. Humbës: Futbolli

Agjenti i famshëm Eric Hall një herë potencoi: “Gjëja më e keqe për punën time është se lojtari i merr 90 për qind të fitimeve të mia”. Sa shumë do të dëshironte bohemi duhanxhi nga Londra të ishte pjesë e biznesit të futbollit të ditëve të sotme.

Fernmando Felicevic përfitoi 15 milionë funte nga shkëmbimi që e pa klientin e tij, Alexis Sanchez, drejt Unitedit nga Arsenali, teksa Mkhitaryan shkoi në drejtim të kundërt. Është raportuar se agjenti i këtji ët fudnit, Mino Raiola, ka bllokuar marrëveshjen një kohë të gjatë për shkak të përqindjes së tij.

Raiola, natyrisht, është njeriu që ka fituar 24 milionë funte nga transferimi Paul Pogbas verën e vitit 2016 që vërtet i bëri njerëzit të mendojnë se sa shumë para po largohen nga loja e futbollit e po përfundojnë në duart e agjentëve.

Më herët gjatë muajit, Grupi Profesional për Strategji të Futbollit pranë UEFA-s zbuloi një studim ku dy mijë transferimet e ndodhura mes viteve 2014-2017 i ka parë agjentët duke operuar në mënyrë efektive pa ndonjë pengesë në aspektin e përqindjeve të tyre.

Përqindja mesatare e fituar prej tyre ishte 12.6 për qind, mjaft neveritëse kjo, por kishte edhe të tillë agjentë që pohonin se fitonin gjysmën e shumës transferuese mes dy klubeve. Edhe më keq se kjo, studimi gjeti se sa më e vogël marrëveshja, aq më shumë para bënin agjentët, që do të thotë se derisa klubet e mëdha nuk e kanë problem, janë klubet e vogla që po vuajnë më së shumti nga këta agjentë.

Agjentët duhet të bëjnë punën e tyre. Askush nuk po e konteston këtë. Por, lojtarët duhet që të mbrohen. Ata duhet të kenë këshilla financiare. Por, e pamohueshme është që futbolli po humbet qindra miliona euro çdo vit te një grup i njerëzve që ka interes monetar në këtë lojë dhe asgjë më shumë.

/Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)