LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i çmimit “The Best” nga FIFA duket se është zbuluar përpara ceremonisë të së hënës

Fituesi i çmimit “The Best” nga FIFA duket se është zbuluar përpara ceremonisë të së hënës

Fituesi i çmimit të lojtarit më të mirë të FIFA-s për meshkuj duket se është zbuluar përpara ceremonisë zyrtare së paraparë.

Gala më e fundit për ceremoninë e çmimeve The Best të FIFA-s, në vitin e saj të shtatë, zhvillohet në Paris dhe sheh emra të mëdhenj si Lionel Messi, Kylian Mbappe, Karim Benzema, Erling Haaland, Robert Leëandoëski dhe Kevin De Bruyne në garë për çmimin kryesor.


Por, duket sikur fituesi për edicionin 2022 tashmë është vendosur, me gazetarin Francesc Aguilar që raporton se Messi do të rrëmbej këtë çmim.

Ai pretendon se fitorja e Messit do t’i dërgojë një mesazh France Football dhe gazetës L’Equipe pasi sensacioni argjentinas as nuk u nominua për Topin e Artë të fituar për herë të parë nga Karim Benzema.

“Lionel Messi është më i miri. Të hënën, FIFA do t’i kujtojë L’Equipe dhe France Football se nuk e kanë përfshirë Leon në mesin e kandidatëve për Topin e Artë. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, FIFA do të mbajë gala më të mirë në …Paris!”, ka shkruar Aguilar në Twitter.

Nëse informacioni i tij është i saktë, Messi do të fitojë çmimin e lojtarit më të mirë për meshkujt për herë të dytë, pasi e kishte marrë më parë atë në vitin 2019.

Ai udhëhoqi Argjentinën në Kupën e Botës së parë që nga viti 1986 duke dhuruar paraqitje brilante, pasi shënoi shtatë herë, duke përfshirë dy në finalen kundër Francës.

Edhe për Paris Saint-Germain, Messi ka performuar shkëlqyeshëm pas një sezoni të parë të vështirë, duke shënuar 16 herë dhe duke asistuar 14 në 27 paraqitje në të gjitha garat.

Ngjarja e FIFA-s do të fillojë në orën 20:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIFA-s në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori