Pas filmit debutues që theu akullin dhe arriti të fus filmin e parë të Kosovës në Berlinale, filmi i dytë i regjisorit Samir Karahoda bëhet filmi i parë nga Kosova që përzgjidhet në mesin e 10 filmave të shkurtë që do të garoj për ‘Palmën e Artë’ në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Kanës.
Filmi ‘Pa Vend’ që filloi xhirimet në muajin shtator të vitit të kaluar, sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme. Filmi i zhanrit docu-fiction përcjell përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve.
‘Personalisht i uroj dhe përgëzoj anëtarët e klubit të ping pongut “Lidhja e Prizrenit” në krye me trajnerin Rifat Rifati për sukseset e tyre pavarësisht rrethanave të cilët akoma vazhdojnë stërvitjet në kushte jo normale. Është një histori unike, një rrëfim për dashurinë ndaj sportit dhe një luftë e heshtur ndaj diskriminimit. Vlerësimi nga një festival siç është Cannes na bënë edhe më krenar si ekip dhe dua t’i falenderoj të gjithë për kontributet e tyre individuale’, theksoi regjisori Karahoda.
Qasja jonë ndaj këtij rrëfimi na jep hapësirë për të shprehur shqetësimin tonë si shoqëri për një ndjenjë të përgjithshme të pashpresës që përshkon jetën tonë dhe me të cilën ballafaqohemi edhe sot. Kjo ngjarje fillon diku në vitin 2005, duke na dërguar në ato ditë kur stërvitjet për zhvillimin e këtij sporti janë mbajtur vetëm falë entuziazmit të patriotëve të vërtetë, siç janë Jetoni, Ermegani, Rifati e shumë të tjerë.
Në një rrugëtim të veçantë kinematografik, ky film na sjell në ditët e sotme, duke vënë në pah ngecjen dhe injorimin e institucioneve karshi sporteve të vogla, solidarizimin qytetar dhe këmbënguljen kundrejt dorëzimit.
“Ne arritëm të krijojmë një lidhje të veçantë me gjithë ekipin e ping pongut që ishte pjesë e produksionit. Edhe me gjeneratat e vjetra, edhe me talentët e rinj. Një gjë që na bashkonte ishte dëshira e madhe që të bëjmë më të mirën sipas mundësive tona.” tha producenti Eroll Bilibani, duke vazhduar, “në korrik, në tapetin e kuq të Kanës ekipi ynë i filmit dhe ping pongistët që asnjëherë nuk u ‘dorëzuan’ do të ecin në tapetin ku kanë lënë gjurmë Bekim Fehmiu e Arta Dobroshi. Por, këtë herë është me një film nga Kosova, që është duke i vendos themelet e valës së re të filmit nga një vend i vogël me ëndrra të mëdha”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush”, Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra
"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi