Sëmundja ngjitëse e quajtur Coronavirusi ka ndikuar që të ndalen shumë aktivitete, posaçërisht ato sportive.

Kjo ka shkaktuar që shumë klube të futbollit të hynë në kriza financiare, të cilat më parë nuk i kishin përjetuar.

Një ndër to është edhe skuadra turke, Fenerbahçe, e cila po shqyrton mënyrat se si të dilet nga kjo krizë ekonomike që ka rënduar anën financiare.

Mediat turke raportojnë se klubi stambollas përfundimisht la vendosur ta shes sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqin, i cili është një ndër lojtarët më të kërkuar në Turqi.

“Kanarinat e verdha” synojnë së krizën ta zbusin duke e shitur shtatgjatin prizrenas për shumën 25-30 milionë euro gjersa lojtari vlerësohet në tregun e transferimeve rreth 10 milionë euro.

Theksojmë se Tottenham Hotspur, Napoli dhe Lazio kishin shprehur interesim për shërbimet e 26-vjeçarit ndërsa ofertë konkrete ka bërë vetëm anglezët e Burnleyt.

Ndryshe, Superliga e Turqisë pritet të startojë gjatë muajit të ardhshëm dhe të gjitha ndeshjet e mbetura do të zhvillohen në gjashtë stadiumet e qytetit të Stambollit. /Telegrafi/