LAJMI I FUNDIT:

Fenerbahce mendonte ta largonte, por Mërgim Berisha ka bindur trajnerin Jorge Jesus

Fenerbahce mendonte ta largonte, por Mërgim Berisha ka bindur trajnerin Jorge Jesus

Mërgim Berisha ka pasur një sezon shumë të vështirë, të parin për të në futbollin turk me fanellën e Fenerbahces.

Reklama

Sulmuesi nga Kosova me pasaportë gjermane zhvilloi 31 ndeshje duke shënuar shtatë gola e duke asistuar në tre të tjerë në të gjitha garat, por shumicën e ndeshjeve i luajti si i inkuadruar nga banka rezervë.

Gjiganti turk Fenerbahce mendonte për ta shitur sulmuesin shtatlartë gjatë verës, por me ardhjen e trajnerit Jorge Jesus gjërat kanë ndryshuar.

24-vjeçari ka lënë përshtypje shumë të mira në fazën përgatitore dhe Jesus ka vendosur për ta mbajtur atë sezonin e ri në Stamboll.

Gazeta turke Fanatik ka raportuar se Berisha e ka vendin e sigurt për edicionin e ardhshëm, pasi sulmuesi kosovar luan në tri pozita të sulmit dhe kjo i përshtatet trajnerit të ri.

Berisha luan si sulmues qendror, sulmuesit të djathtë si dhe në pozitën mbrapa sulmuesit.

Gjithsesi kosovari ka shkëlqyer në fazën përgatitore dhe ka bindur trajnerin Jorge Jesus ta mbajë në skuadër së paku edhe për një vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet përfundimisht se ku do të zhvillohet ndeshja Zvicër - Kosovë

Caktohet përfundimisht se ku do të zhvillohet ndeshja Zvicër - Kosovë

Ndërkombëtare
Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

La Liga
Po bën gabime skandaloze, Ten Hag thyen heshtjen dhe tregon se çfarë do të bëj me Onanan

Po bën gabime skandaloze, Ten Hag thyen heshtjen dhe tregon se çfarë do të bëj me Onanan

Premier League
Si u detyrua Boateng nga Barcelona që të gënjente në pyetjen që iu bë gjatë prezantimit të tij

Si u detyrua Boateng nga Barcelona që të gënjente në pyetjen që iu bë gjatë prezantimit të tij

La Liga
Kriza e madhe që ka kapluar Unitedin, Eriksen zbulon se çfarë po ndodhë në dhomat e zhveshjes

Kriza e madhe që ka kapluar Unitedin, Eriksen zbulon se çfarë po ndodhë në dhomat e zhveshjes

Premier League
I vetmi që shkëlqeu te United, Hojlund godet rëndë bashkëlojtarët e tij

I vetmi që shkëlqeu te United, Hojlund godet rëndë bashkëlojtarët e tij

Premier League
Kalo në kategori