LAJMI I FUNDIT:

FBK merr organizmin e dy Kampionateve Evropiane për femra

FBK merr organizmin e dy Kampionateve Evropiane për femra

Pas votimit në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës në Gjenevë, Federata e Basketbollit e Kosovës, zyrtarisht do të organizojë dy evente madhështore evropiane në Kosovë si: FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla – Femrat dhe FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni C – Femrat.

Gara e parë do të mbahet më 25-30 qershor 2024 kurse e dyta më 23-28 korrik 2024.


Kosova për herë të parë me Përfaqësuesen Seniore të Femrave ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në vitin 2021 në Nicosia të Qipros, ku ka shënuar sukses të madh, duke e zënë vendin e tretë, kurse një vit më vonë sërish ka garuar në Nicosia, duke e zënë vendin e katërt. Astera Tuhina e ka siguruar një vend në TOP 5 lojtaret më të mira të këtij Evropiani.

Kjo është hera e dytë që Federata e Basketbollit e Kosovës organizon një garë të FIBA-s në konkurrencën e femrave, pasi që në vitin 2019 ka qenë organizatore e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B, përderisa më parë i ka organizuar edhe katër FIBA Kampionate Evropiane në konkurrencën e meshkujve.

Ndërkaq, FBK në vitin 2024 do të marrë pjesë edhe me Përfaqësuesen U16 të Vajzave në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Federata e Basketbollit e Kosovës në Planin Strategjik 2021-2025 e ka si qëllim të veçantë: ‘Vajzat dhe Gratë në basketboll’, ku nëpërmjet këtij qëllimi, synon që përveç të ngrit nivelin e lojës së basketbollit për vajza, masivizimin, por edhe vetëdijësimin e opinionit për të mbështetur basketbollin në konkurrencën e femrave në të gjitha aspektet dhe nga të gjitha grupet e interesit. Andaj kandidatura për organizime të dy eventeve në konkurrencën e femrave dëshmon edhe një herë përkushtimin e FBK-së për të zhvilluar basketbollin e vajzave/grave si në nivel të lojës, ashtu edhe jashtë saj.

FBK prej se është anëtarësuar në FIBA më 2015, rregullisht merr pjesë në FIBA Kampionate Evropiane të Gjeneratave të Reja në të dyja konkurrencat.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori