LAJMI I FUNDIT:

Fabio Capello propozon uljen e pagave për lojtarët e pavaksinuar kundër COVID-19

Fabio Capello propozon uljen e pagave për lojtarët e pavaksinuar kundër COVID-19

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Fabio Capello është shprehur në favor të uljes së pagave për ata lojtarë, që refuzojnë vaksinën kundër COVID-19.

Reklama

Ka disa lojtarë në Itali, por edhe në mbarë Evropën që po refuzojnë të vaksinohen kundër coronavirusit.

Andaj, Capello ka mbështetur idenë që ata lojtarë që refuzojnë të vaksinohen, t’u ulet paga.

Ndeshjet e Serie A nuk do shtyhen
Lexo po ashtu Ndeshjet e Serie A nuk do shtyhen

“Refuzimi i vaksinës është një akt egoizmi”, ka deklaruar fillimisht ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Juventusit .

“Nëse policia detyrohet të vaksinohet, nuk e kuptoj pse i njëjti rregull nuk mund të zbatohet për lojtarët”.

Italia merr vendim, sportistët e pavaksinuar nuk do të luajnë në vitin 2022
Lexo po ashtu Italia merr vendim, sportistët e pavaksinuar nuk do të luajnë në vitin 2022

“Kushdo që nuk dëshiron të vaksinohet, dëmton kompaninë dhe, për rrjedhojë, duhet të ndëshkohet me uljen e pagave”.

Nga data 10 janar, të gjithë futbollistët në Itali do të kenë nevojë për Super Green Pass për të marrë pjesë në garat zyrtare italiane. Për kujtesë, Seria A ka një nga normat më të larta të vaksinimit në Evropë, me 98% të lojtarëve të vaksinuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich hyn në garë për Granit Xhakën, i ofron super kontratë

Bayern Munich hyn në garë për Granit Xhakën, i ofron super kontratë

Bundesliga
Harta e tifozëve të qytetit të Mançesterit mund t'ju habisë: Cili është saktësisht “Klubi i qytetit

Harta e tifozëve të qytetit të Mançesterit mund t'ju habisë: Cili është saktësisht “Klubi i qytetit"?

Premier League
Buffon hoqi dorë nga 10 milionë euro në 'gabimin më të madh të jetës së tij'

Buffon hoqi dorë nga 10 milionë euro në 'gabimin më të madh të jetës së tij'

Ligue 1
Barcelona do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për një vit?

Barcelona do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për një vit?

Liga e Kampionëve
Skandali Negreira kalon në një nivel tjetër

Skandali Negreira kalon në një nivel tjetër

La Liga
Asensio ka vendosur tashmë, refuzon Ligën Premier për një kampionat tjetër

Asensio ka vendosur tashmë, refuzon Ligën Premier për një kampionat tjetër

Ligue 1
Kalo në kategori